E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi bashkatdhetareve ne Katar Mirepresim eksperiencen tuaj ne Shqiperi

Presidenti i Republikes Bamir Topi po zhvillon nje vizite zyrtare ne Katar ku do te marre pjese ne punimet e Forumit te 4-t te Aleances se Civilizimeve te Kombeve te Bashkuara. Ne diten e pare te vizites ne Doha Topi zhvilloi nje takim me perfaqesues te bashkesise shqiptare ne Katar. Ne takim ishte i pranishem edhe Ambasadori i Shqiperise ne Katar Ridi Kurtezi. Presidenti Topi shprehu besimin qe kontributi i bashkatdhetareve tane te mire integruar ne kete vend qe po modernizohet me shpejtesi marramendese do te jete i dukshem dhe i prekshem edhe per te ardhmen e Shqiperise duke qene se ata kane mundesine te sjellin ekspertizen e marre ne Katar duke kontribuar keshtu ne perparimin e metejshem te vendit tone ne fusha te tilla si mjekesia sigurimet shoqerore industria e kompanive ajrore etj. Presidenti i Republikes prof. dr. Bamir Topi i shoqeruar nga Zonja e Pare Teuta Topi dhe ne krye te nje delegacioni zyrtar u nis per ne shtetin e Katarit ku me ftese te Emirit te Katarit Sheik Hamad Bin Khalifa Al Thani do te marre pjese ne Forumin e 4-t te Aleances se Civilizimeve te Kombeve te Bashkuara qe do te mbahet ne kryeqytetin Doha nga sot deri diten e marte. Ne Forumin e 4-t te Aleances se Civilizimeve te Kombeve te Bashkuara priten te jene te pranishem Sekretari i Pergjithshem i OKB-se kryetare shtetesh qeverish ministra anetare parlamentesh mendimtare dhe akademike. Ky Forum synon te ideoje dhe te krijoje iniciativa qe do te kontribuojne per te forcuar mirekuptimin mes popujve te mbeshtesin dialogun mes civilizimeve ne menyre qe te perkrahe perpjekjet e bashkesise nderkombetare per te arritur paqen sigurine dhe partneritetin boteror ne zhvillim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›