E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE Shqiperia eshte evropiane po aq sa dhe vendet e BE-se

MartinesTopallit Vendi juaj ka shume miq qe e mbeshtesin ne rrugen e integrimit Se shpejti prane PE-se Muzeu Historik i Evropes

Shqiperia eshte po aq evropiane sa dhe vendet e tjera te Bashkimit Evropian. Pohimi eshte bere dje nga zevendespresidenti i Parlamentit Evropian Miguel Angel Martinez. Gjate nje takimi te zhvilluar dje me kryetaren e Kuvendit te Shqiperise Jozefina Topalli ai deklaroi se Shqiperia ka shume miq qe e mbeshtesin ne rrugen e saj te integrimit. Numri dy i PE-se vleresoi marreveshjen e fundit politike te cilen e vleresoi si ne sinjal teper pozitiv. Nga ana e saj Kryeparlamentarja informoi mbi marreveshjen politike mes mazhorances dhe opozites per reformen zgjedhore rregulloren e Parlamentit dhe ligjet me 3/5 per te cilat ka nisur tashme puna.

Takimi

Ju siguroj se Shqiperia ka shume miq qe ju kuptojne ju duan dhe ju respektojne sepse ju njohin dhe ju mbeshtesin ne rrugen drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian - deklaroi dje zevendespresidenti i Parlamentit Evropian Miguel Angel Martinez gjate takimit te zhvilluar me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli. Ai vleresoi rolin e Kryetares se Kuvendit ndersa theksoi se hapat e fundit qe jane ndermarre jane sinjale pozitive qe i sherbejne rruges se integrimit. Me lejoni te shpreh kenaqesine qe ju takoj eshte rasti tju pergezoj per punen tuaj ne pozicionin e veshtire te Kryetarit te Parlamentit Shqiperia eshte perpara nje rruge te rendesishme asaj te integrimit ne Bashkimin Evropian hapa te rendesishem po sinjalizohen dhe jeni ne rrugen e duhur. Ju jeni evropiane po aq sa dhe vendet e BE-se - u shpreh zevendespresidenti i Parlamentit Evropian. Kryetarja e Kuvendit falenderoi Martinez-in per mbeshtetjen ndaj Shqiperise dhe e informoi ate mbi hapat e fundit te ndermarra nga klasa politike shqiptare ne funksion te procesit te integrimit ndermarrjes se reformave dhe punes per ligjet qe kerkojne 3/5 e votave. Dy vitet e fundit kane qene nje periudhe e veshtire ne dy vite opozita bojkotoi Parlamentin dhe stopoi procesin e integrimit por tani ajo situate eshte tejkaluar deputetet socialiste jane rikthyer ne Parlament ne komisionet parlamentare eshte krijuar nje proces bashkepunimi per reformat e integrimit. Te gjitha forcat politike duhet te marrin pergjegjesite e tyre dhe te kene nje objektiv te perbashket Integrimin e Shqiperise ne BE - tha Kryetarja e Kuvendit. Kriza financiare qe ka prekur Evropen ishte nje tjeter teme e rendesishme ku palet u ndalen kryesisht. Kryetarja e Kuvendit tha se pavaresisht krizes se borxheve qe ka luhatur edhe vende te fuqishme te Evropes performanca ekonomike ne Shqiperi eshte optimiste dhe vendi ka shenuar rritje pozitive ekonomike nga viti ne vit. Po ashtu gjate takimit zoti Martinez informoi Kryetaren e Kuvendit mbi nje projekt te tij per hapjen e nje Muzeu Historik te Evropes prane godines se Parlamentit Evropian i cili te perfshije historine e cdo vendi evropian ne shekullin e fundit. Disa vende ne Evrope kane qene te pafat e disa te tjera me fat. Eumlshte si te besh drejtesi per njerez dhe popuj qe per fakte historike e kane pare veten jashte. Jam shume i prekur nga ky projekt i cili nuk mund te kompletohet pa kontributin e te gjitheve. Eumlshte si nje lsquopuzzle qe duhet te plotesohet dhe nese nje pjese mungon ajo mbetet e pakompletuar. Nuk duhet te ndalojme deri sa ta plotesojme ate - u shpreh zv. presidenti Martinez.

PE-ja nderon artistin Velaj ne ceremoni Topalli dhe Rama

Parlamenti Evropian nderon me cmimitEuropean Citizen artistin e shquar shqiptar Fate Velaj. Zotit Velaj iu kerkua cmimi nga zevendespresident i PE-se Miguel Angel Martinez i cili erdhi ne Tirane per nje vizite zyrtare. Ne kete aktivitet merrte pjese kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli por dhe kryesocialisti Edi Rama te cilet kane patur dhe nje takim duarsh mes tyre por ky takim i dyte kaloi ne menyre krejt zyrtare dhe pa shkembime batutash apo komentesh mes njeri-tjetrit edhe pse ishin ulur vetem nje karrige larg. Ka qene serish Rama ai qe ka mberritur i pari dhe Kryeparlamentarja Topalli i ka dhene doren kryesocialistit. Ne vleresimin e artistit Velaj merrnin pjese dhe shume parlamentare te tjere. Ne kete ceremoni Velaj beri dhe promovimin e ekspozites me piktura e fotografi fate velaj-100 hapa neper Evrope. Piktori Fate Velaj i cili prej kohesh jeton ne Austri prej mese dhjete vitesh promovon artin shqiptar ne Evrope duke u kthyer ne nje kurator te jashtezakonshem te imazhit te Shqiperise dhe aspiratave te saj per anetaresim ne BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›