Lalla Drejtesia nuk ndeshkon zyrtaret prokuroria pezullon dosjet
Kreu i Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive Adriatik Llalla akuzon prokurorine se po pezullon dosjet. Sipas tij drejtesia shqiptare nuk ndeshkon zyrtaret qe fshehin pasurite. Nderkohe prokuroria pezullon dosjet per te cilat depoziton kallezim Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive. Llalla shton se mosndeshkimi nga drejtesia ka krijuar nje mantel paprekshmerie per zyrtaret e korruptuar. Shqetesim per ne vazhdon te mbetet problemi i trajtimit te ceshtjeve qe ne kallezojme ne organin e Prokurorise e qe trajtohen me pas nga institucionet e drejtesise pasi mjaft raste te kallezuara prej nesh pothuajse pushohen ne sistemin e drejtesise. Kjo ka sjelle per rrjedhoje krijimin e nje manteli paprekshmerie tek zyrtaret e korruptuar duke bere qe ata te ndihen mbi ligjin mbi qytetaret e thjeshte - tha Llalla. Nderkohe ILKDP-ja ka zbardhur edhe skemen qe zyrtaret perdorin per te fshehur pasurine. Problem shqetesues vijon te mbetet fakti se zyrtare te korruptuar pasurine e tyre e fshehin ne emer te personave qe lidhen me ta. Dhe problemi yne qe vijon eshte fakti qe duhet parashikuar detyrimi ligjor qe personat e lidhur me zyrtaret te kene detyrimin e deklarimit te pasurise. Pasi gjithe pasuria e fituar ne menyre te kundraligjshme fshihet ne lidhjet farefisnore apo shoqerore te zyrtare qe e krijojne pasurine ne menyre te paligjshme - deklaroi ai. Lalla shton se dhuratat jane kryesisht vetem leke ne valute ne formen e huamarrjeve cka sjell domosdoshmeri amendimin e ligjit te cituar. Sipas kreut te ILDKP-se dhuratat huamarrjet jane kthyer ne nje fenomen qe po merr permasa te gjera. Shume zyrtare qe te krijojne dyshime per pasurine e fituar e deklarojne se e fitojne ne formen e dhuratave dhe huamarrjeve ne personat e lidhur me ta. Pamundesia jone ligjore per te marre masa ndeshkuese ndaj personave te lidhur me zyrtaret ka bere qe ne nje fare menyre ata ti shmangen pergjegjesise ligjore - tha Lalla. ILDKP-ja ka vene ne dispozicion nje numer telefoni ku te gjithe personat te mund te denoncojne rastet e dyshimta. Llalla e shikon nje risi pozitive ne kete proces sic eshte fluksi i denoncimeve te qytetareve qe njoftojne ne numrin pa pagese 0800-9999 per dyshimet e tyre mbi zyrtare qe fshehin pasurite apo kane konflikt interesi.