E Shtunë, 31 Tetor 2026

United, gati sulmi për Villën

Gazeta shkruan se trajneri i “Djajve të kuq”, Aleks Ferguson, e ka ngarkuar shefin e marrëdhënieve me jashtë, Martin Ferguson (që njëkohësisht është vëllai i trajnerit), që të kujdeset për këtë çështje. Me shumë mundësi klubi i Premier Ligës do të pranojë kërkesën e Valencias, që vlerësohet në rreth 50 milion euro.

Plani i Sër Aleks është të shesë sulmuesin Dimitar Berbatov, në mënyrë që të sigurojë një pjesë të të ardhurave për të marrë një sulmues të kalibrit botëror. Nga ana tjetër, operacioni do të ishte më i mundshëm për t’u mbyllur me sukses, në rast se Valencia nuk arrin të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›