E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dekorata klandestine

100 vjetori i shkollës së Lumës, shkollës së parë shqipe ne trevën e Kukësit, u përdor për qëllime personale e të pastra politike nga presidenti i Republikës Bamir Topi. Në fakt ceremonia e mbajtur para pak ditësh nga shoqata “Luma” në kryeqytet është e dyta dhe rreth 5 muaj me vonesë nga ceremonia zyrtare për përvjetorin e kësaj shkolle që sot mban emrin “Lidhja e Prizrenit”. 
Siç sqaron kryetari i Komunës së Bicajt, Arben Korbi, kreut të shtetit i ishin dërguar propozime për disa dekorime, por ato nuk u akorduan prej tij, ndoshta në shenjë hakmarrjeje sepse u refuzua prania e Topit ne ceremoninë e organizuar në Lumë nga pushteti vendor më 14 nëntor 2011 me rastin e 100 vjetorit të çeljes së shkollës shqipe.
Para pak ditësh kreu i shtetit shfrytëzoi ceremoninë që u mbajt në Tiranë për të dhënë dekorata për ata që në fakt nuk ishin ftuar.
Por më shumë se për dekorata qëllimi i Topit ishte shfrytëzimi i pranisë së medias së Tiranës për të sulmuar kryeministrin, Sali Berisha.
Autoritetet vendore reaguan ashpër duke e cilësuar shoë shfaqjen e kreut te shtetit në një ceremoni të cilën ata e quajtë klandestine pa ftesa dhe pa prani të pushtetareve vendore, drejtues të shkollës apo familjarë të tjerë të atyre që u dekoruan, rreth 5 muaj me vonesë.
Ceremonia e 14 tetorit 2011, për 100 vjetorin e shkollës së Lumës, sot “Lidhja Prizrenit”, u zhvillua me një mori aktivitetesh, ku të ftuar ishin personalitete të politikës, artit e shkencës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›