E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet numri i te pasurve ne bote

Paradoksalisht me krizën globale ekonomiko-financiare, numri i miliarderëve në rang botëror është shtuar. Në klasifikimin e revistës “Forbes” edhe për këtë vit meksikani, Carlos Slim mbetet njeriu më i pasur në botë me 53 miliardë euro. Në krye të listës me kreun e telekominikacionit meksikan, Slim, gjendet themeluesi i Microsoftit Bill Gates me rreth 47 miliardë euro, i ndjekur më pas nga financieri amerikan Warren Buffet me një pasuri prej 34 miliardë eurosh. Për këtë vit Forbes ka llogaritur një numër miliarderësh rekord në botë. Sipas revistës gjithsej janë 1,226 miliarderë, apo 1,1% më shumë se viti i kaluar. Nga totali i tyre 461 kanë shtuar pasuritë e tyre kundrejt 441 që i kanë ulur ato në 12 muajit e fundit. Ndërsa 180 prej tyre kanë pasur fatin të kenë të njëjtën pasuri. Vlera totale  e pasurisë së miliarderëve  të listuar nga Forbes është shtuar me 2% duke arritur në 4.600 miliardë dollarë. Një tjetër fakt i ri në klasifikimin e revistës për të ardhurat më të mëdha në botë është se këtë vit në krye të të rinjëve të pasur rezulton  themeluesi i “Facebook”, Mark Zuckerberg që posedon 17,5 miliardë dollarë, pjesën më të madhe të të cilave e përdorur për paketën e kontrollit të rrjetit social. Në fenomenin “Facebook” llogariten edhe dy të rinj, njëri 8 ditë më i vogël se Zuckerberg, Dustin Moskovitz 27 vjeç si dhe një prej themeluesve të tjerë Sean Parker.
E duke parë se klasifikimi vjen pikërisht në ditën e gruas më 8 mars, nuk mund të mungojnë  edhe progreset në fushën e pasurisë për to. Vihet re së gratë në klasifikim janë gjithsej 104, vetëm 8,5% e totalit, por duhet thënë se 10 vjet më parë ishin vetëm 36. Sipas "Forbes", gruaja më e pasur në botë është Christy Walton e familjes që zotëron supermarketet "Wal Mart", me një pasuri prej 25,3 miliardë dollarësh. Por nëse sot shumë gra bëhen të pasura për shkak të trashëgimisë nga burrat që kanë vdekur, siç është  Laurene Powell Jobs pas largimit nga jeta të Steve, ka të tjera  që janë pasuruar nga afëtisia e tyre personale. Është rasti i gazetares kineze Wu Yajun, e aktivizuar në sektorin imobiliar që posedon 5,7 miliardë dollarë. Por mbi të gjitha krijuesja e markës së veshjeve “Spanx”, amerikania Sara Blakely ka qenë e aftë të transformojë  në pak vite një investiment  me 5000 dollarë në një pasuri më të madhë se një miliardë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›