E Diel, 1 Nëntor 2026

Shalsi: Ruli favorizoi kompaninë e kromit askush nuk reagon

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Eduard Shalsi ka akuzuar sërish sot ministrin aktual të Bujqësisë Genc Ruli për favorizim të kompanisë së kromit ACR në mënyrë krejtësisht të kundërligjshme, sipas tij.

“Së pari duke ndryshuar kontratën koncesionare dhe më konkretisht duke i shtyrë afatet e investimit të parashikuara në këtë kontratë; Së dyti duke i mundësuar kësaj kompanie që gjobën prej 1.6 milion eurosh për një shkelje të mëparshme të kontratës ta zbresë nga rimbursimi i TVSH. Ajo që është e paimagjinueshme por kaq ndodhur është fakti se Genc Ruli këto veprime i ka kryer duke tejkaluar kompetencat e tij, në mënyrë krejtësisht të kundërligjshme. Ai nuk ka marrë as miratimin e kuvendit dhe as miratimin e ministrisë së financave”, thaq Shalsi.

asti i Genc Rulit dhe heshtja e Sali Berishës përballë skandaleve të njëpasnjëshme që kanë dalë në dritë në lidhje me këtë zotëri tregon më së miri se në Shqipërinë e sunduar me vota të vjedhura korrupsioni është kthyer në sistem, u shpreh Shalsi, ndërsa tha se “me një të rënë të lapsit Genc Ruli i ka shkaktuar shtetit një dëm prej miliona eurosh. Me një të rënë të lapsit Genc Ruli i ka dënuar minatorët e Bulqizës që të punojnë ende për shumë kohë në kushte skandaloze pune, ku humbjet e jetës dhe plagosjet janë kthyer tanimë në një ritual tragjik”.

Në emër të Partisë Socialiste Shalsi shtron pyetjen, se pse heshtin ministri aktual i Ekonomisë, Kryeministri dhe Prokuroria e Përgjithshme?
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Shalsi: Ruli favorizoi kompaninë e kromit askush nuk reagon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›