E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dekoron Carlo Bollinon për lajmin e vjedhjes së orës së Bushit

Presidenti Bamir Topi ka lënë pa gojë dje shumë njerëz, shumë qytetarë, intelektualë, bërës të Shqipërisë, mirëbërës të saj dhe luftëtarë që janë përleshur përmes shtypit me kriminelët komunistë të vitit ’97, zjarrvënësit, agjentët dhe spiunët e shërbimeve ruso-serbo-greke; kanë mbetur pa gojë ata që e vuajtën diktaturën komuniste në burgje, internime, pushkatime, kanë mbetur pa gojë ata që kanë sulmuar Enver Hoxhën, makinën politike shqiptarvrasëse që quhet Nexhmije Hoxha, kanë mbetur pa gojë ata që janë përleshur fytafyt me prindërit, bijtë dhe rezidentët e Sigurimit të Shtetit shqiptar komunist, që i bie nëpunës të shtetit serb komunist. Kanë mbetur pa gojë ata që i hapën faqet e gazetave për shkrimtarët e ndaluar, për emrat e ndaluar, ata që i kanë bërë jehonë Skënderbeut, Nënë Terezës, Rugovës, Ismail Kadaresë; atë që i hapën faqet e gazetave për të pushkatuarit dhe të dënuarit e shkollës së Fultzit, për të dënuarit e bombës sovjetike, kanë mbetur pa gojë nga ky atentat politik i presidentit Topi ata që kanë gjezdisur nëpër gjyqe, në 136 gjyqe, ku vetëm në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës kanë qenë 70 herë, kanë mbetur pa gojë ata që i themeluan gazetat në diktaturën e dytë enveriste e ramiziste të ’97-s, që i hapën redaksitë dhe shtëpitë private të demokratëve siç qe zonja Ndroqi që banonte tek Selvia, me burrin e saj të pushkatuar. Kanë mbetur pa gojë ata që e votonin presidentin në strukturat e PD-së e më pas edhe për president. Të gjithë kanë mbetur pa gojë. Edhe të dekoruarit. Madje, më i habituri duhet të jetë zoti Carlo Bollino, i cili pat ardhur në Shqipëri i mandatuar nga shërbime okulte antishqiptare e fatkeqësisht, edhe me mbështetje nga qarqe okulte ndërkombëtare, detyra që gjithashtu fatkeqësisht mund të themi se e kreu detyrën e tij më së miri, në filozofinë e tij, por ajo nuk ka lidhje fare me presidentin Topi, që kërkon ta përfaqësojë Shqipërinë si vend të NATO-s e të BE-së. Hapi titujt e Gazetës Shqiptare, zoti Topi, dhe të medias që burojnë prej saj. Do të gjesh aty lajmin e orës së vjedhur të presidentit Xhorxh Bush, si shpifja më e ndyrë e zemërzinjve, antishqiptarëve, si pjellë e njerëzve të ngarkuar me urrejtje për gëzimin  e shqiptarëve është botuar në këtë gazetë. Do ta gjesh fuqiplotë këtë shpifje, sepse ajo dëmtonte sa të mundej aspiratat shqiptare për integrim në BE e në NATO, dëmtonte kursin reformator të së djathtës, si dhe ato pak zëra progresistë të së majtës, por së fundi e më thelbësisht, do të dëmtonte shpirtin bujar të shqiptarëve dhe rreshtimin e tyre - të dhënë njëherë e përgjithmonë - properëndimor. Aty i ke (tek Gazeta Shqiptare e Carlo Bollinos), në atë gazetë, të pasqyruara me nivel madje, mbrojtjen e qindra operacioneve të Sigurimit të Shtetit, aty janë shfaqur si heronj operativët, vrasës dhe masakrues të atyre familjeve që u takove para ca ditësh. Në këtë gazetë i ke të gjitha lajmet e komentet që s’kanë të bëjnë me rrugën tënde politike, as me rrugën e Shqipërisë. Ai njeri e ka drejtuar gazetën në bazë të filozofisë së tij, misionit të tij, dhe ata që ia pëlqejnë ato gjëra, ata që janë në atë krah, kanë të drejtë t’i bëjnë monument, jo dekoratë. Por ju zotëri, jeni nisur nga një kënd krejt tjetër. Ju jeni nisur fiks nga ai stil që prodhoi shpifjen për orën e vjedhur të presidentit Bush, ju jeni nisur nga telefonata e parë që kryet menjëherë pas konfirmimit të mandatit të presidentit, e që fatkeqësisht ishte për Carlo Bollinon, gazetarin e qarqeve okulte. Por për hir të së vërtetës duhet thënë se Carlo Bollino ishte në punë të vet, por ende një gjysëmpyetjej mbetet se pse ti ke shkuar t’i zësh vendin, se me sa dimë, në ato ambiente, në vend të portretit tënd, është ai i Edi Ramës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›