E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekoron ish-te perndjekuritDuhet drejtesi dhe rivendosje e dinjitetit

Demokracia nuk ndertohet mbi harresen. Ishte kjo tema e ekspozites fotografike ne ambientet e Presidences ne kujtim te 20-vjetorit te renies se diktatures komuniste. Ekspozita u ndoq nga nje ceremoni dekorimi e ish-te perndjekurve politike me pranine edhe te trupit diplomatik te akredituar ne Tirane.

Presidenti Topi dekoroi me medaljen e mirenjohjes disa te perndjekur politike te cilet ai i vleresoi si figura te qendreses ndaj diktatures. Ai tha se fotoekspozita e organizuar ne 20-vjetorin e clirimit nga tirania sjell ne kujtesen e gjithsecilit vuajtjet dhe sakrificat e te perndjekurve politike. Lufta e klasave perndjekja deri ne djep shkelja e te drejtave te njeriut duhen demaskuar publikisht dhe historikisht. Vetem ne kete menyre mund te flasim per nje shtet te se drejtes. Vetem ne kete menyre edhe te perndjekurit do te mundin te falin me gjithe zemer. Duhet drejtesi dhe rivendosje e dinjitetit tha Topi.

Ai ka folur per nevojen e aktiviteteve kulturore e historike ne menyre qe qendrimi ndaj drames se perjetuar gjate komunizmit te jete me i forte. Fajoret duhen ndeshkuar qofte edhe moralisht tha Topi.

Ne cilesine e nje qytetari pa marre fare ne konsiderate traumat familjare jam perpjekur qe ta shoh marredhenien me ish-te perndjekurit politik jo si ceshtje ndjeshmerie apo perfitimi politik por si nje detyrim moral tha presidenti gjate fjales se tij.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›