Avokatët kërkojnë mbylljen e procesit gjyqsor kundër Mediut

Ka nisur sot seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Mbrotjes Fatmir Mediu, i dyshuar si implikaur në tragjedinë e Gërdecit. Gjatë ditës së sotme, avokatët mbrojtës kanë paraqitur pranë togave të zeza, mandatin e ministrit Mediu si deputet, mandat të marrë më 7 shtator të këtij viti. Trupi gjykues në Gjykatën e Lartë ka vendosur shtyrjen e seancës pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, pasi mandati i deputetit i jep imuniteti Fatmir Mediut. Avokatët mbrotjës kanë kërkuar pezullimin e procesit gjyqësor, duke e motivuar kërkesën për shkak të imunitetit. Ish-ministri Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, gjatë kohës që drejtonte ushtrinë shqiptare. Nuk dihet se si do të veprohet, pasi për të vijuar procesin gjyqësor, ministrit të ri të Mjedisit i duhet hequr mandati i deputetit, ashtu sikurse ndodhi legjislaturën e kaluar. Kolegji Penal është tërhequr për të vendosur mbi kërkesën e bërë nga avokatët, për të dhënë më pas një vendim për këtë çështje. Nga ana tjetër, Prokuroria ka kërkuar rrëzimin e kërkesës së avokatëve. Prokurori Sokol Stojani tha se kërkesa është e pa bazuar në ligj.
...