E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja në Thumanë, vetëdorëzohet autori

Pas 7 ditëve arrati, është vetëdorëzuar ditën e mërkurë në drejtorinë e Policisë së Durrësit autori i vrasjes së dyfishtë të ndodhur më 12 maj në Thumanë të Krujës. Burime zyrtare konfirmuan Gëzim Zeneli u vetëdorëzua në orët e mesditës në policinë e Durrësit.
39-vjeçari Gëzim Zeneli vrau më 12 maj me armë zjarri për çështje pronësie motër e vëlla Xhevrie Stafa, dhe Qemal çepanin, përkatësisht 50 dhe 41 vjeç.
Ngjarja ndodhi në orët e paradites të 12 majit në fshatin Thumanë të Krujës, ndërsa shkak u bë një konflik pronësie mes dy familjeve. Pas vrasjes 39-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes, dhe pas disa ditëve arrati u vetëdorëzua në polici. Ndërkaq, mësohet se për dorëzimin e Zenelit janë bërë negociata prej disa ditësh. Aktualisht ai mbahet në dhomat e paraburgimit të Policisë së Durrësit, ku do të presë nisjen e procesit gjyqsore. Më parë, policia kishte vendos një shpërblim për këtë që do të jepte informacione të vlefshme për që do të cconte në arrestimin e autorit të vrasjes së dyfishtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›