Greqi, parlamenti miraton buxhetin 2010
ATHINE-Parlamenti grek miratoi buxhetin e 2010 në mes të një krize të madhe që ka përfshirë vendin. Ky buxhet synon te reduktoje deficitin publik si hap i pare drejt lehtesimit te borxheve te medha qe ka vendi si pasoje e krizes financiare. Buxheti u miratua nga 160 ligjvenes të Partise Socialiste, nga gjithsej 300 deputete qe ka parlamenti. Plani ka si objekt te reduktoje ne deficitin buxhetor ne 9.1 % te prodhimit te brendshem ne 2010, ne krahasim me 12.7 perqind qe eshte aktualisht. Buxheti hasi ne shume kritika te partive te opziites, qe argumentojne se plani ekonomik i qeverise nuk eshte aq i forte sa duhet per te lehtesuar borxhet. Nje nga masat qe duhej perfshire sipas tyre, ishte ulja e pagave. Strategjia e re ekonomike e Greqise ka qellim te mbledhe fonde nga shpenzimet publike nga beteja ndaj korrupsionit dhe evazionit fiskal, por nuk perfshin reduktime pagash. ‘Nuk eshte e mjaftueshme vetem te zgjidhesh siptomat e problemeve tona me ilace. Nuk eshte e mjaftueshme te pretendosh te kenaqesh vetem agjencite e huaja me politika te perkohshme. Keto politika mund te jene per nje kohe te shkurter, por nevojiten ndryshime me te thella per mbijetesen dhe konkurencen e ekonimise tone,- keshtu ka thene kryeministri grek Jorgos Papandreu gjate nje sesioni parlamentar ne mbrojtje te programit te qeverise. Por konservatoret thone se duhen me shume masa specifike per te perballuar problemet fiskale te vendit. Partite me te vogla te se majtes gjithashtu kane votuar kunder ketij plani duke thene se ky plan nuk rrit pagat e vogla. Shume analiste besojne se objektivat e buxhetit jane te arritshme por nuk garantojne reduktime fiskale ne vitet qe vijne. Papandreu mori drejtimin e qeverise greke pas zgjedhjeve te 4 tetorit, nje nje moment kur vendi ishte ne krize. Ai premtoi taksa per te pasurit, ndihme per te varfit, nuk ka pranuar reduktime pagash en sektorin piblik duke thene se te varfit nuk duhet te paguajne borxhet e vendit por keto duhet te vijne nga korrupsioni dhe shperdorimi. Por duket se me keto menyra nuk mund te mbushet arka e shtetit dhe te shlyhen boerxhet e medha te Greqise. Pritet nje periudhe e trazuar me greva e protesta te shumta. (d.b/TVNews24/BalkanWeb)