E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili: Ndotja në Tiranë është ulur me 30%, më pak sëmundje

Tiranë- Ministria e Shëndetësisë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, ka bërë thirrje për uljen e nivelit të ndotjes, pasi pjesa më e madhe e sëmundjeve shkaktohen prej saj.

Gjatë një konference për shtyp ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka bërë publike dhe shifrat e ndotjes së ajrit në Tiranë të dala nga ISHP- ja, duke u shprehur se ndotja është ulur me rreth 30%.

Kjo do të thotë më pak alergji, më pak sëmundje respiratore dhe më pak sëmundje onkologjike. Natyrshëm që këto rezultate të marrë në Tiranë nuk janë të rastësishme, por si pasojë e një ridisiplinimi të trafikut, rikthim të hapësirave të gjelbërta në këto dhjetë muajt e fundit- tha ministri Vasili.

Në fjalën e tij ai ka kërkuar më shumë ndërgjegjësim dhe bashkëpunim nga komuniteti në lidhje me problemet e mjedisit të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e popullatës.

Vasili e ka vënë theksin në nevojën e madhe për sensibilizimin e opinionit publik në lidhje me problematikat e mjedisit, duke e cilësuar si një betejë, që nuk mund të fitohet vetëm. Tashmë është koha e veprimeve ashtu sic është dhe motoja e këtij viti për mjedisin, përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ,- u shpreh kreu i MSH- së.

Kliti Topalli/ IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›