E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, në top listën e anglezëve për pushime

07-03-2012 / Gazeta 55

Sipas një kërkimi të Aeroportit më të madh të Londrës “Stansted”

Britanikët duket se këtë vit kanë zgjedhur si destinacion për pushimet verore Shqipërinë. Nga një kërkim i Aeroportit më të madh të Londrës “Stansted”, thuhet se mbi 15 milionë persona janë duke planifikuar për këtë vit për të shkuar me pushime në muajin qershor në jubileun e Diamantit të Mbretëreshës.
Sipas këtij studimi parashikimi për një fluks të madh të turistëve britanik është mbështetur në eksperiencën e viti të kaluar në Britani ku në dasmën mbretërore më shumë se 10 milionë persona kanë përdorur ditët festive shtesë për të zgjatur pushimet. Këtë vit thuhet në studimin e aeroportit se duke llogaritur tre ditët e pushimit nga puna për shkak të jubileut të diamantit mbretëror, anglezët do të kenë nëntë ditë pushimi. Kërkimi i Stansted tregon se nga ata që kanë rezervuar deri tani për të shfrytëzuar pushimet, 25 për qind kanë planifikuar të shkojnë jashtë vendit dhe sipas drejtuesve të aeroportit pritet që të ketë një rritje edhe më të madhe të numrit të turistëve gjatë muajit qershor.
Pesë destinacionet më të kërkuara nga britanikët për pushime jashtë vendit sipas aeroportit të Londrës, janë Shqipëria, Kroacia, Maroku, Malta dhe Stambolli. Shqipëria është  destinacioni më i kërkuar, thuhet në raport, për shkak të pamjeve mahnitëse. Drejtori ekzekutiv i aeroportit më të madh britanik, Nick Barton, shprehet se destinacionet në vendet me diell ofrojnë një gamë të gjerë të aktiviteteve për të gjitha shijet; duke filluar me çiklizmin përmes maleve Gramoz në Shqipëri, për lojërat në detin e Dubrovnikut si dhe gatimet tradicionale në Marakesh.
Gjithashtu Barton i fton anglezët se nëse duan të përfitojnë nga ditët festive shtesë në qershor, aeroporti ka promovuar një numër të udhëtimeve të reja për destinacione me të vërtetë emocionuese. Zgjedhjet më të mëdha i kemi për destinacionet evropiane, thotë drejtori i aeroportit, ku bien në sy miliona persona që kërkojnë të prenotojnë fluturimet. Kjo është një mundësi e madhe për shfrytëzimin dhe eksplorimin e disa vendeve të reja, siç është edhe Shqipëria thotë Barton.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›