E Diel, 1 Nëntor 2026

Sequi:Klasa politike të angazhohet për reformat

Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë Ettore Sequi i ka kërkuar klasës politike shqiptare të angazhohet për realizmin e dy refromave më të rëndësishme asaj zgjedhore dhe reformës parlamantare. Ndërsa ka marrë pjesë në ditën e dytë të takimit konsultativ mes palës shqiptare të Komisionit Europian ambasadori Sequi tha se duhet vullnet i përbashkët politike që shqipëria të marrë statusin kandidat.
 

"Ka patur progres, ecuri në një sërë fushash, si në procesin e reformës zgjedhore. Nuk do të flas këtu për historikun e arritjeve gjithsesi mendoj që është e nevojshme të ketë progres për reformën elektorale, duhet të shtojmë përpjekjet në mënyrë që të arrijmë afatet. Procedurat parlamentare dhe grupi i punës ka ecur me një hap më të ngadalshëm , por mendoj se është e rëndësishme të rritet energjia në këtë aspekt. Në përgjithësi kemi arritje: kemi folur për miratimin e një sërë ligjesh që kërkon një mazhorancë të cilësuar. Jam i mendimit që duhet të mbështetemi në këto arritje. Jam i sigurtë që me angazhim të fortë, me punën tonë të përditshme, të arrihen rezultatet që ne dëshirojmë” ka theksuar Sequi


Nga ana tjetër Ministrja e Integrimit Bregu tha se mesazhi kryesor i takimit konsultativ do të jetë rikonfirmimi i vullnetit politik për të çuar përpara këto dy reforma.
 

Takimi i dytë është shoqëruar me debate mes parlamentarëve shqiptarë, pasi në fokus të diskutimeve ishin 4 prioritetet e para të Bashkimit Europian, që kanë të bëjnë me pjesën më të nxehtë të debatit politik, siç janë reforma zgjedhore, rregullat dhe procedurat e Parlamentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›