BE, 1.2 milionë euro për të drejtat e njeriut
Delegacioni i BE-së 10 kontrata me shoqërinë civile për forcimin e drejtave të njeriut
Delegacioni i Bashkimit Evropian prezantoi të martën dhjetë kontrata të nënshkruara me organizata të shoqërisë civile me vlerë 1.2 milion euro për forcimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, për të mbështetur grupet në nevojë, në mbrojtje të të drejtave të tyre.
Opinioni i Komisionit Evropian i vitit 2010 për aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim identifikoi 12 fusha që Shqipëria duhet të trajtojë me përparësi në mënyrë që të konsiderohet për statusin e vendit kandidat.
Veprimtaritë e mbështetura nga KE përfshijnë përfaqësimin e grave nga zonat rurale në jetën politike, qasjen në drejtësi për fëmijët dhe romët, qasjen në mundësi ekonomike për viktimat e dhunës në familje, qasje në shërbime për personat me aftësi të kufizuara, respektimin e të drejtave në vendet e paraburgimit dhe ofrimin e shërbimeve për fëmijët dhe të rinjtë me autizëm.
Këto projekte janë dhënë përmes njërit prej instrumenteve financiare të BE-së nxitjen e demokratizimit dhe të drejtave themelore në nivel global, Instrumenti Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR). “Europa është një partner i besueshëm, i sinqertë dhe ky fakt tregon qartë që ne duam të mbështesim integrimin tuaj në Bashkimin Europian”.
Ambasadori Sequi u bëri thirrje autoriteteve të përmirësojnë dialogun e tyre me grupet e shoqërisë civile. Që nga vitit 2007 BE-ja ka dhënë rreth 600 000 euro çdo vit për veprimin qytetar për të drejtat e njeriut nëpërmjet Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut.
Gjatë 5 viteve të fundit edhe përmes instrumenteve të ndryshme financiare, BE-ja ka mbështetur aktivitetet e organizatave jo qeveritare me rreth 11 milionë euro.
Gjatë prezantimit të projekteve të reja, Shefi i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Ambasadori Ettore Sequi theksoi se demokracia nuk është një gjendje pasive e shoqërisë, por një formë qeverisje që ka nevojë të kërkohet në mënyrë aktive.