Topi dekreton të rrëzuarin Artan Zenelin si anëtar i Gjykatës së Lartë
Presidenti i Republikës ka dekretuar Artan Zenelin si anëtar të Gjykatës së Lartë. Dekreti i firmosur nga Bamir Topi pritet të kalojë për shqyrtimin në Komisionin e Ligjeve dhe më pas të kalojë dhe për miratim në Kuvend.
Emri i Zenelit është i njohur jo vetëm përveç aktivitetit të tij në drejtësi por edhe se ai është rrëzuar njëherë nga Partia Demokratike për pozicionin e anëtarit të Gjykatës së Lartë. Në qershor të vitit 2008, mazhoranca aktuale nuk dha pëlqimin për Zenelin edhe pse presidenca kishte zgjedhur atë me anë të një konkursi të hapur.
Në vitin 2009 Zeneli u zgjodh nga KLD, kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, mandati i të cilit është 4 vjeçar. Një vendim ky, që kaloi me shumë debate në një mbledhje që zgjati 4 orë. Enkeled ALibeaj, ministri i Drejtësisë në atë kohë, akuzoi KLD-në se zgjedhja e Zenelit nuk ishte transparente. Pas një mandate 4 vjeç në këtë gjykatë merr detyrën e zv.kryetarit të gjykatës së kryeqytetit. Pas mbarimit të mandatit ka ushtruar profesionin e juristit si avokat..