Zhbogar: Momenti për dialogun Kosovë-Serbi
“Tashmë është momenti që të arrihet një përparim në dialogun Kosovë-Serbi”. Ka qënë ky vlerësimi i dhënë nga përfaqësuesi i ri i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, i cili ditën e sotme merr këtë post.
Anëtarë të BE-së dëshirojnë që Serbisë ti japin statusin kandidat në fund të shkurtit. Serbia e dëshiron këtë status e Kosova dëshiron të gjejë mënyrën për t’u përfaqësuar në forumet rajonale, ka deklaruar më tej ai.
Duke u ndalur në situatën në veri të Kosovës, ai ka cituar se është e nevojshme që qeveria e Kosovës të bëjë një program gjithëpërfshirës për atë rajon, në përputhje me rekomandimet e Komisionit Europian, nga tetori i vitit të shkuar.
Sivjet kemi ndarë mjete të rëndësishme për veriun e Kosovës dhe këto do mund të ulin tensionet, në mënyrë që të rregullojmë gjëra të rëndësishme, tha më tej ai.