Topi dekreton tre emra për Gjykatën e Lartë
Presidenti Bamir Topi ka dekretuar sot tre emra për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Sipas njoftimit të presidencës, Vexhi Mucmata, Sokol Como dhe Medi Bici janë tre emrat që kreu i shtetit i propozon Parlamentit për miratim. Ndërkaq, për anëtar të Gjykatës së Lartë mbetet dhe një vend vakant, që kërkon një emër nga presidenti. Dhjetë ditë më parë, Topi dekretori tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, prej të cilave Kuvendi rrëzoi vetëm një, Vangjel Kostën.
Anisa Braho < I mëparshmi
Anisa Braho < I mëparshmi