Karaburuni, depoja gjigante e eksplozivit
Prefekti i qarkut te Vlores, Xhevair Rexhepi, ka mbledhur ne nje takim nje pjese te drejtuesve te institucioneve te qytetit te Vlores per te biseduar ne lidhje me ceshtjen e pikave, te cilat gjenden municione luftarake ne Qarkun e Vlores. Te pranishem ne kete takim kane qene drejtori i Policise se Vlores, Vehbi Bushati, perfaqesues te Bazes Ushtarake te Bunavise, perfaqesues te Bazes Ushtarake te Pashalimanit, perfaqesues te SHISH si dhe perfaqesues te Qarkut dhe Bashkise Vlores. Sipas prefektit, te pranishmit ne takim, perfaqesues te policise dhe ushtrise kane deklaruar se ne qytetin e Vlores nuk ndodhet asnje depo apo vendndodhje e rrezikshme municioni ne te gjithe qytetin e Vlores. Madje, dhe nje qe dyshohej ne vendin e quajtur Bishti i Kalldremit, nuk ka pasur asnje municion qe mund te shkaktonte panik te komuniteti apo rrezikshmeri per qytetin. Nje pjese te rendesishme te takimit e ka marre ceshtja e vendndodhjes se predhave dhe municioneve detare. Kane qene perfaqesuesit e Bazes se Pashalimanit, te cilet jane shprehur se jane ne dijeni te ketyre municioneve, madje kane dhe nje harte te sakte te vendndodhjes se tyre. Sipas prefektit Rexhepi, pritet qe se shpejti te behet dhe heqja e kesaj sasie municioni madje mund te hiqen dhe ne nje kohe me te shkurter se muaji maj, muaj ne te cilin eshte parashikuar dhe nje projekt per heqjen e te gjitha municioneve nga zona. Prefekti Rexhepi i ka kerkuar pjesemarresve qe pikat ne te cilat gjenden keto municione te vendosen tregues. Nga takimi ka dale qe ne zonat me te ngarkuara me predha apo elemente, Karaburuni rezulton te jete ai me me shume ngarkesa eksplozive ne bregdet, por te gjitha keto sasi municioni, nese nuk levizen prej vendit ku ndodhen, nuk perbejne asnje lloj rreziku. Nderkohe disa dite me pare kryetari i Bashkise se Orikumit, Kanan Braho, ka njoftuar opinionin publik lidhur me situaten aktuale ne Bashkine e Orikumit dhe bazen e Pashalimanit. Ai ka bere me dije se aktualisht ne kete baze jane vetem municionet e domosdoshme per nje baze ushtarake, dhe nuk ka asnje municion qe mund te konsiderohet i tepert. Ai ka pranuar ekzistencen e nje anije spitalore ushtarake, e cila eshte mbytur ne ujerat e Gjirit te Vlores, e cila mban brenda saj disa municione, qe ajo ka pasur ne bord ne momentin e mbytjes, dhe per te cilat po diskutohet marrja nga vendi ku gjendet anija dhe caktivizimi i atyre pak predhave qe gjenden brenda saj.
Demontimi ne Pashaliman
Cmontimi dhe caktivizimi i municionit ne bazen ushtarako-detare te Pashalimanit eshte bere me djegie, nga shoqeria Saico dhe eshte financuar nga Pentagoni me nje fond prej 1 milion e 600 mije USD. Braho thekson se ndjehet i qetesuar jo vetem per vete, por per gjithe komunitetin, se pare ne kendveshtrimin e ngjarjes se ndodhur ne Gerdec pak dite me pare
Demontimi ne Pashaliman
Cmontimi dhe caktivizimi i municionit ne bazen ushtarako-detare te Pashalimanit eshte bere me djegie, nga shoqeria Saico dhe eshte financuar nga Pentagoni me nje fond prej 1 milion e 600 mije USD. Braho thekson se ndjehet i qetesuar jo vetem per vete, por per gjithe komunitetin, se pare ne kendveshtrimin e ngjarjes se ndodhur ne Gerdec pak dite me pare