E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iniciativa, dyer per shtepite e Gerdecit

Nje biznesmen beratas do te dhuroje dyer dhe dritare per banesat qe do te ndertohen per banoret e prekur nga tragjedia e Gerdecit. Me nje vlere prej 500 mije lekesh te reja pronari i nje mobilierie ne kete qytet eshte duke punuar per prodhimin e nje sasie dyersh dhe dritaresh, te cilat do t'i dergoje ne formen dhurate per banoret qe humben banesat e tyre nga ngjarja e 15 marsit. Njazi Totolaku eshte shprehur dje se ka nisur nga puna per te prodhuar ne mobilierine e tij rreth 20 dyer dhe disa dritare. Ai thote se i prekur nga ajo cka ndodhi ne Gerdec per t'u ardhur ne ndihme ketyre banoreve fatkeq vendosi qe me mundesite e tij te prodhoje keto dyer, duke u solidarizuar keshtu me te gjitha ata qe po vijne ne ndihme tragjedise. Ai eshte duke punuar ne mobilerine e tij qe ndodhet ne lagjen "Uznove" te ketij qyteti dhe shume shpejte do t'i dergoje nepermjet komisionit perkates ne Gerdec. Ky eshte biznesmeni i pare beratas, i cili eshte shprehur dhe solidarizuar thirrjes per ndihma ne lidhje me tragjedine.

E. Hazizolli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›