Topi dhe Sejdiu vizitojnë "Rrëshen-Kalimash"
Rrëshen- Presidenti Bamir Topi ka shprehur bindjen se Shqipëria dhe Kosova do të jenë pjesë e padiskutueshme e ëndrrës euroatlantike. Deklarata është bërë pas inspektimit të punimeve në aksin rrugor Rrëshen-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës- Kukës-Morinë, ku kreu i shtetit shqiptar ka qenë së bashku me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Kjo rrugë, sipas presidentit Topi është konsideruar ëndërr shqiptare dhe sot shikohet çdo ditë se si realizohet dhe shumë shpejt do të përfundojë për të lidhur jo vetëm Shqipërinë me Kosovën, por do t’i japë mundësi të jashtëzakonshme zhvillimit dhe komunikimit njerëzor, botës së biznesit, dhe gjithë kësaj zone, dikur e harruar, e braktisur. Vizita në këtë zonë ishte planifikuar në axhendën e vizitave të presidentit kosovar në Shqipëri. Ata mbërritën sot në orën 10:30 në komunën Rreps të rrethit të Mirditës, ku zhvilluan një takim me banorët e zonës. Pas kësaj, inspektuan ecurinë e punimeve në aksin Rrëshen- Kalimash.
Dy Presidentët shoqërohen në këtë vizitë nga nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Neritan Ceka, deputeti i zonës, Gjovalin Prenga, kryetari i komunëssë Rrepsit, Aleksandër Lalaj, etj.
Me ftesë të Presidentit Bamir Topi, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, nisi dje vizitën e parë zyrtare në Shqipëri, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në 17 shkurt të këtij viti.
Fillimisht, ai u prit në një ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave nga Presidenti Topi, i cili i dorëzoi Urdhërin "Gjergj Kastrioti Skënderbeu". TË dy në fjalën e tyre para mediave theksuan se nuk ka më kthim pas për Kosovën, si shtet i pavarur e sovran. Ata garnatuar se nuk ka ndarje të Kosovës.
Pasdite presidenti Sejdiu, mbajti edhe një fajlë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë, në seancën e së hënës.