E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Te bashkuar per fitoren me 28 qershor

Nga 28 qershori, dita kur te mbahen zgjedhjet parlamentare, na ndajne edhe 165 dite, e per kete arsye, te gjithe duhet te jemi te bashkuar, per nje qellim te vetem, fitoren. Ky eshte urimi i kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, ne 17-vjetorin e Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar. Ai falenderoi te gjithe ata qe kane kontribuar ne formimin e ketij forumi ne te gjithe Shqiperine. "Une deshiroj po ashtu t'ju nxis qe angazhimi juaj, te shkoje duke u rritur, ne nje periudhe kohore qe eshte shume e rendesishme per vendin tone, shoqerine dhe njerezit tane, nje periudhe kohore qe shtrihet deri ne zgjedhjet e ndryshimit te madh dhe te shume pritur per te gjithe shqiptaret e shqiptaret, ne 28 qershor te ketij viti", tha ne fjalen e tij pershendetese kryesocialisti Rama. Sipas tij, nga kjo date, i ndajne ende dhe 165 dite, qe Shqiperia duhet te mbaj ne kurriz kete qeveri te paafte, te papergjegjshme, te korruptuar. "Jane 165 dite qe ne kemi kohe dhe sigurisht edhe detyrim te jashtezakonshem per t'i paraprire atij ndryshimi, qe edhe ju jeni ketu sot, per te cilin edhe ju kontribuoni ne kete organizate, ku te rinj e te reja ne te gjithe Shqiperine moren pjese drejtperdrejte ne procesin politik", iu drejtuar pjesemarresve Rama. Gjate ceremonise ishin te pranishem themelues te ketij forumi, te rinj dhe deputete socialist.

D.Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›