E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: "Dosjet", prapavije politike me pasoja

Zbatimi i "Dosjeve" mund te kete pasoja. Ky eshte qendrimi i kryetarit te Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, i shprehur dje ne nje konference per shtyp, vetem nje dite pas hyrjes ne fuqi te ketij ligji. "Ne jemi te shqetesuar per pasojat qe mund te kete ligji i miratuar me nxitim dhe pa konsensusin e opozites nga ana e kryeministrit te Shqiperise, Sali Berisha, nje ligj i kontestuar nga institucionet nderkombetare", reagoi Meta. Perfaqesuesit e institucioneve nderkombetare ne vendin tone, ne qendrimin e tyre, kane shprehur rezerva mbi transparencen, qe do te perdoret tek personat qe preken nga ligji i lustracionit. Nderkohe qe vetem pak kohe pas kalimit te ligjit te lustracionit apo te quajtur ndryshe, ligji i "Dosjeve", pavaresisht se mungonte firma e Presidentit te Shqiperise, solli edhe doreheqjet e para ne radhet e zyrtareve te larte. Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim i ka cilesuar keto doreheqje si pasojat e para, qe jep hyrja ne fuqi e ketij ligji. "Duket dhe nga pasojat e para qe jep hyrja ne fuqi e ketij ligji, qe me sa duket nje nga prapavijat e tij politike, ka qene pikerisht qendrimi per te cenuar institucione te drejtesise, e ne radhe te pare Prokurorine lidhur me ceshtje te vecanta, te rendesishme, qe ajo po heton", sqaroi doreheqjet e para kryetari Meta. Ligji i "Dosjeve" kaloi vetem dy dite me pare pa shprehjen e vullnetit te Presidentit Topi.

D.D


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›