E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mandati yne i dyte do te jete mandati per rinine"

"Mandati yne i dyte do te jete mandati per rinine". Ky ka qene premtimi i kreut te qeverise ne kryeqendren e Shqiperise se Mesme. Kryeministri Berisha zgjodhi qytetin e Elbasanit,per te nisur edhe nje seri takimesh, me studentet e vendit. Keshtu paraditen e djeshme kreu i qeverise iu drejtua pedagogeve dhe studenteve te universitetit "Aleksander Xhuvani", duke theksuar se arsimi dhe punesimi i te rinjve, mbetej nje nga prioritet kryesore te vendit. Sipas Berishes, vemendja ndaj Universiteteve duhet te ishte maksimale, per shkak se ato jane laboratoret me te fuqishem te se ardhmes se kombit dhe te vendit. Kryeministri Berisha deklaroi se me ritmet e zhvillimit qe po ecen Shqiperia, vitet qe vijne do te sjellin zhvillim te pamendueshem. "Shqiperia, ne 18 vite erdhi ne kete faze qe eshte sot, ne 18 vitet qe vijne ju garantoj se, me ritmet tuaja, Shqiperia do te ece 40 here me shpejt", deklaroi kryeministri Berisha. Sipas tij Berishes kete e tregon edhe ratifikimi teresish i Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian nga 27 vendet e Evropes. Ne kete kuader kryeministri permendi faktin se shume shpejt do te behej edhe kerkesa zyrtare, per fitimin nga ana e Shqiperise e vendit kandidat prane BE-se. Nga ana tjeter Berisha deklaroi se edhe procedurat per anetaresimin e Shqiperise ne NATO po ecnin me shume ritem, duke krijuar besimin se integrimi eshte gjithmone e me i afert. Me pas kryeministri Berisha iu pergjigj te gjitha pyetjeve te studenteve ne lidhje me problemet akademike ne vend.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›