Liqeni, Rama nderpret ndertimet
"Lamtumire" ndertimeve ne zonen e Liqenit Artificial. Jo vetem kaq, por kjo do te ndodhe edhe per te gjitha ndertimet ekzistuese qe ndodhen ne kete zone dhe qe rezultojne te paligjshme. Lajmin e ka bere te ditur vete kryetari i bashkise se Tiranes Edi Rama gjate prezantimit te planit rregullues ne Njesite Bashkiake nr. 1, 2 dhe 3. Sipas Rames nje aksion i tille qe do te ndermerret, behet me qellim rikualifikimin e gjithe parkut te Liqenit dhe ruajtjen e gjelberimit
Liqeni
Gjate takimit me banoret e Njesive Bashkiake 1, 2 dhe 3, kryetari i bashkise se Tiranes Edi Rama, ka deklaruar se se shpejti ky institucion fillojme me nderhyrjen e pare ne parkun e Liqenit, i cili jo vetem do te pastrohet nga disa ndertime te paligjshme te mbetura aty, por edhe do te rikualifikohet, duke mos krijuar me, as edhe nje lloj ndertimi. "Ajo ku dua te fokusohem eshte rikualifikimi i ketij Parku, i cili do te transformohet ne nje zone me nje mjedis shume me cilesor, me rruge te shtruara, me ndricim, me te gjithe aksesoret e tjere te domosdoshem te vendosur dhe me nje numer shume te madh pemesh te reja, te disa llojeve", deklaroi Rama. Si ka shtuar se do te jete nje hapesire e madhe natyre brenda qytetit, ne funksion te te gjithe atyre qe duan nje hapesire pa makina, ku do te ecet lirisht dhe ku do te kete korsi per vrapuesit, per bicikletat, hapesire per kembesoret, per te moshuarit, per femijet, me kende pushimi dhe kende argetimi. Ne fazen e dyte, pritet qe bashkia e Tiranes te nderhyje me nje projekt te madh, te risistemimit te pasqyres ujore te parkut te Liqenit, e cila do te ribehet nga e para. Me pas do te mundesohet krijimi i nje infrastrukture te modernizuar, me plazhin urban qe do te behet aty ku sot eshte diga e Liqenit. "Ne kete plan, do te integrohet edhe programi yne i ndertimeve sociale", deklaroi kryebashkiaku.
Te tjera
Rama deklaroi se me ne fund, pas nje peripecie shume te gjate dhe barrikadash ligjore absurde, do te filloje projekti i ndertimit te banesave sociale. "Eshte shume e rendesishme per ne, sepse eshte hapi i pare serioz, ne nje projekt me nje perspektive afatgjate. Pas disa nderhyrjeve shume sporadike dhe krejt te pamjaftueshme, per te sistemuar familjet ne nevoje per strehim, ne jemi ne gjendje qe te fillojme kete proces dhe te fillojme t'u pergjigjemi atyre qe prej kohesh presin per te marre nje strehe", vijoi kryebashkiaku. Ai u ka dhene mundesine banoreve te Njesive 1, 2 dhe 3 qe te informohen dhe konsultohen me ekspertet e bashkise mbi planin e ri rregullues. Nga ana tjeter, bashkia e Tiranes ka vene ne dispozicion te qytetareve te interesuar, adresen e internetit tiranaplan@tirana.gov.al, ku qytetaret jane te lutur te dergojne komentet, verejtjet, sugjerimet e tyre lidhur me planin e ri rregullues. Ne territorin qe mbulojne keto njesi bashkiake parashikohen te krijohen 7 nen qendra te rendesishme. Per shembull ne zonen tek Kombinati i Autotraktoreve, ku pronesia eshte ne pjesen me te madhe e bashkise se Tiranes, ka filluar te zhvillohet me nje projekt ambicioz qe synon te krijoje nje lagje model, me te gjitha lehtesite publike te nevojshme. Zhvillimi i propozuar ne fazen e pare synon te zhvillohet dhe ne fazat e metejshme. Zona e fundit eshte nje territor sot i lire ne te cilin synohet te orientohet zhvillimi drejt krijimit te nje lagjeje rezidenciale, me kualitet te larte, ku te gjejne hapesire dhe rezidencat e ambasadave apo fondacioneve te huaja qe punojne ne Tirane. Ndertimi i unazes se madhe i perket fazes se trete te nderhyrjeve publike, por zhvillimi i zonave te rendesise se vecante do te ece paralelisht me pjeset e tjera te qytetit, ne ato territore ku aksesi ekzistues eshte i mire dhe suporti i sektorit privat, ne arritjen e objektivave eshte i mjaftueshem.
Qyteti Studenti, nje dimension me i fuqishem
Sipas projektit te paraqitur nga kryetari i bashkise se Tiranes, Qyteti Studenti pritet te fuqizohet ndjeshem, duke permiresuar infrastruktures, duke shtuar siperfaqet e gjelbra dhe duke krijuar ambiente argetuese per te rinjte. Gjithashtu, plani rregullues ne kete zone nuk do te lere menjane as fakultetet pergjate rruges se Elbasanit, si ai Ekonomik, filologjik, i Gjuheve te Huaja, etj. Sipas Rames ato do te sherbejne si kampus, ndersa zona do te kete edhe funksione mikse. Nga ana tjeter, territori ne veri te Sanatoriumit parashikohet si nje zone zhvillimi ku do te ndertohen zona rezidenciale 3 kateshe dhe do te kete funksione sociale. Profarma do te sherbeje si zone mikse, ndersa Porcelani, do te kete funksione mikse dhe gjithashtu edhe do te pasuroje polin kulturor te Kinostudios. Ne zonen ku ndodhet selia e Kryegjyshates Boterore dhe tek ish-stallat si dhe te Poligrafiku do te ruhet funksioni ekonomik, ndersa territori i lire ne jug, transformohet ne nje pol atraktiv per zonen. Nga ana tjeter, struktura e stallave, sot te degraduara, mendohet te transformohet ne mini - butike qe do te integrohen me zhvillimin e propozuar te zones. Ketu synohet te ruhet gjelberimi i dendur i ketij territori. Zonat e rendesise se vecante do te shoqerohen nga gjelberimi. Ne territoret e Njesive Bashkiake Nr.1-2-3 synohet te rehabilitohet edhe Parku i Madh i Tiranes, si dhe do te krijohet akses me parkun e Farkes dhe te Dajtit. Sikurse behet e ditur, ne te gjitha territoret e reja per zhvillim eshte marre ne konsiderate morfologjia dhe karakteri ekzistues i zones.
Tirana e Madhe, ja ku do te shtrihet
Kufijte e qytetit te Tiranes do te shtrihen ne nje hapesire prej 400 kilometer katrore, ne te cilen perfshihen edhe 5 zonat informale te cilat presin te legalizohen. Prej tre vjetesh ka perfunduar hartimi i Planit Strategjik per Tiranen e Madhe, plan I cili eshte nje studim i detajuar per menyren e zhvillimit te metropolit shqiptar ne nje hapesire prej 400 kilometer katrore me nje vlere fillestare prej 340 milione USD, ku mendohet qe qeveria te financoje 50 per qind te tyre. Plani ne fjale ka kaluar per votim ne KRT-ne e qarkut Tirane ne vitin 2004, nderkohe qe eshte depozituar qe ne vitin 2005 ne sekretariatin e KRrTRSH-se. Studimi i kesaj hapesire perfshin pjese se te gjitha juridiksioneve administrative te qeverisjes vendore si bashkia Tirane, Kamze, Vora, Komuna e Farkes, Vaqarri, Kashari, Berxulla, Zall Herri, Paskuqani, Preza dhe Dajti. Plani strategjik per Tiranen e Madhe eshte hartuar ne vitin 2003 dhe do kaloje ne tri faza. Faza e pare ka nisur nga viti 2002 dhe vazhdoi deri ne vitin 2007 ku u perqendrua vemendja ne korridorin midis autostrades dhe Lumit te Tiranes, Koder Kamze, pjesa lindore e Yzberishtit, me kuadratin veriperendimor te qendres se Tiranes. Faza e dyte do te vazhdoje ne vitet 2008-2012 do te perqendrohet ne Kamze, Paskuqan dhe Sauk. Ndersa faza e trete qe do te vazhdoje nga viti 2013 deri ne 2017 synon zonat lindore te bashkise se Tiranes dhe zgjerimin e zones se Yzberisht.