E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Se pranova videon e Priftit

/ /

Kete deklarate kreu i qeverise e beri pas konferences se perbashket per shtyp me ushtruesin e detyres se Presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi. Berisha tha me tej se nese ai do ta merrte videon per te cilen tha se u tentuan shume pazare ajo nuk do te perfundonte ne emisionin Fiks Fare. Ajo video ka ardhur tek ju sepse kam dashur une. shte e vertete qe Dritan Prifti me ka ofruar videon por i kam thene coje ku te duash eshte shume e vertete. shte e vertete qe jane bere shume oferta te tjera deri tek piramida ku jetoni qe te mos prishet por kryeministri i ketij vendi as nuk blen dhe as nuk shet. I permbahet nje morali dhe disa parimeve. Ju videon e moret sepse nuk e mora une. Po ta merrja une ju nuk e merrnit por kjo nuk mund te ndodhte sepse nuk eshte morali im tha kryeministri. Ai vleresoi reagimin e shpejte te prokurorise e cila nje dite pas transmetimit te videos ne Top Channel nisi hetimet. Dua te pergezoj Prokurorine e vendit e cila vendosi me pergjegjesine me te madhe shpejtesine me te madhe hapjen e hetimit per kete ceshtje dhe dua ta garantoj se do te kete cdo lehtesi jo vetem per kete por per cdo hetim qe do te kete nevoje ndaj cdo zyrtari te ketij vendi. Ne jemi te vendosur te respektojme plotesisht dhe teresisht institucionet e pavarura te vendit sistemin tone juridik  dhe e them kete me besim te plote theksoi me tej kreu i ekzekutivit. Duke bere nje paralelizem me pergjimin e publikuar gati kater vjet me pare nga ish deputeti i PD-se Spartak Ngjela Berisha e quajti ish-bashkepunetorin e tij dhe kreun aktual te PS-se tenxhere dhe kapak. shte bashkuar i biri i Kicos me te birin e Kristaqit dhe merren me cimkat eterit do tua kishin lakmi ndersa ky ati shpirteror do tu jepte nje dekorate. Une jam kryeministri i  vendit ne rast se cuni i Kicos vuri oren dhe regjistroi biseden time cuni i Kristaqit urdheroi fatkeqin e Top Channel te montoje videon. Nuk ka ketu asgje tjeter vetem demonstrim te moralit te eterve te tyre. Sipas tij kjo video eshte e trukuar vetem duke pasur parasysh nje fakt ku sekuencat e shfaqura fillimisht jane ne sekonden e 43-te dhe me pas kalojne menjehere ne sekonden e katert te minutes pasardhese. Ne komunikimin e pare me mediat per kete ceshtje kreu i maxhorances falenderoi jo pa sinqeritet sic tha ai kundershtarin politik Edi Rama per kete nder qe i beri. Sipas Berishes me montimin dhe trupimin e videos Edvin Kristaq Rama deshmoi se eshte i biri i te atit se eshte aq i pa skrupull dhe amoral saqe per te luftuar kundershtarin mund te beje cdo falsifikim. Por une ju them qytetareve shqiptare imagjinoni ju se cfare mund te beje ky njeri me ju po te kete pushtet kur ndaj kryeministrit nuk permbahet dot dhe monton trukon video dhe dokumente.

Lesi Te ikin 3 ministra

Zv.ministri i Kultures njeheresh kryetar i LDK-se Nikolle Lesi i kerkon kryeministrit Berisha te beje ndryshime ne qeveri dhe te largoje tre ministra. Kerkoj ne cilesine e kreut te LDK-se nga kryeministri qe te beje ndryshime urgjente ne qeveri para zgjedhjeve vendore duke larguar disa ministra ka deklaruar Lesi. Sipas tij duhet zbatuar slogani investime dhe arrestime dhe qe lidhet me luften kunder korrupsionit. Ikona lufte kunder korrupsionit qe e kemi vaditur si mazhorance ne dy zgjedhje ka rrezik te na thyhet nese nuk zbatojme edhe nje slogan qe paksa u be problematik ne fushate por qe mbetet ne dy fjale investime dhe arrestime. Qe do te thote pranga ne duart e cdo zyrtari te larte te implikuar ne korrupsion shtoi Lesi. Sipas tij kam 3 emra ministrash qe duhen larguar sa me pare nga qeverisja. Nese tryeza nuk mblidhet une do rishoh pozicionin tim ne qeveri.

ADI SHKEMBI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›