Parate e fshehura 10 per qind tatim per ti ligjeruar
Kjo procedure lind si detyrim i udhezimit me te fundit te Ministrise se Financave lidhur me tatimin mbi te ardhurat ku detajohen edhe procedurat e tjera qe duhet te ndiqen.
Udhezimi
Udhezimi i Ministrise se Financave percakton se per te gjithe ato biznese qe do te duan te legalizojne kapitale te padeklaruara
duke ia shtuar ato kapitalit ekzistues do te duhet te paguajne 10 per qind te kesaj shume. Qytetarit te interesuar do ti duhet qe per te gjithe kapitalin qe kerkon te legalizoje te vertetoje origjinimin e tyre si dhe shlyerjen e detyrimeve tatimore te cilat i lindin si detyrim. Keshtu ne rast se shuma vjen nga shitja e nje shtepie duhet te paraqitet dokumentacioni i nevojshem qe verteton kete shitje si dhe pagesen e tatimit mbi fitimin per kete veprim. Nderkaq ne rast se kapitali apo parate vijne nga punesimi dhe jane kursime te disa viteve qytetari duhet te vertetoje edhe ne kete rast origjinimin ashtu si dhe pagesen e detyrimeve tatimore sipas ligjit ne fuqi. Udhezimi i Ministrise se Financave parashikon edhe rastin kur per pjesen e te ardhurave qe do te shkojne per shtimin e kapitalit ekzistues nuk ekziston dokumentacioni i nevojshem. Ky dokumentacion lidhet me vertetimin e origjines si dhe pagesen e tatimit mbi te ardhurat. Ne kete rast per ti legalizuar keto para duhet te paguhet 10 perqindeshi. Ky tatim do te paguhet ne te njejten date qe individi do te paguaje te ardhuren monetare per shtimin e kapitalit te shoqerise prane QKR-se. Pagesa e tatimit mbi te ardhuren per kontributin ne kapitalin e shoqerise duhet te derdhet nga individi kontribuues ne llogarine bankare te Drejtorise Rajonale Tatimore ku shoqeria eshte e regjistruar thuhet ne udhezim. Nga ky lehtesim i Financave perjashtohen te gjitha ato te ardhura qe origjinen e kane nga aktivitete kriminale. Kjo ka qene edhe nje nga pikat kyce qe eshte diskutuar me se shumti ne komisione gjate kohes qe eshte hedhur ideja e kesaj tipi amnistie. Ne rastet kur te ardhurat realizohen nga aktivitete te tilla si lojerat e fatit bastet kazinote udhezimi i Ministrise se Financave percakton se do te mbahet tatimi ne burim. Ky tatim u mbahet atyre qe kane fituar direkt nga organizatoret dhe kjo depozitohet ne arken e shtetit se bashku me detyrimet e tjera qe kane ata. Shuma bruto mbi te cilin llogaritet tatimi ne burim eshte diferenca midis fitimit te lojtarit me shumen e paguar per bileten ose diferenca midis fitimit te lojtarit me shumen e vene bast percakton udhezimi.
Shembulli
Nese te ardhurat ne forme monetare qe do te shkojne per shtimin e kapitalit te shoqerise jane 10 000 000 leke dhe kane ardhur kryesisht nga shitja e nje pasurie te patundshme nga kursime personale te individit etj. duhet te deklarohet per origjinen e te ardhurave personale qe kjo e ardhur vjen
a nga shitja e pasurise se patundshme p.sh. marrim rastin e shitjes se nje apartamenti.
Ne daten xx.yy.zzzz me adresekam perfituar te ardhura nga shitja e pasurise se patundshme per shumen 5 000 000 leke dhe se per kete te ardhur kam paguar tatimin mbi kalimin e se drejtes se pronesise ne shumen x leke
b nga te ardhurat nga punesimi per shumen 2 000 000 leke per x vite te tatueshme sipas legjislacionit ne fuqi
c nga te ardhurat te tjera per shumen 3 000 00 leke
Nese per vleren 3 000 000 leke nuk disponohet dokumentacion lidhur me origjinen dhe nuk ka dokumentacion qe verteton pagesen e tatimit mbi keto te ardhura duhet te behet pagesa e tatimit mbi te ardhurat ne masen 10 mbi shumen 3 000 000 leke barabarte me 300 000 leke.
Bashkengjitur ketij deklarimi tatimpaguesi duhet te kete edhe dokumentacionin si me poshte
a nje fotokopje te noterizuar te kontrates se shitjes dhe dokumentit qe verteton pagesen e tatimit mbi te ardhurat per shumen 300 000 leke
b fotokopje te noterizuar te librezes se punes per vitet qe ka punuar dhe krijuar keto te ardhura
c dokumente te tjera vertetuese per justifikimin e origjines se te ardhurave
NERTILA MAHO