Rama Saliu dhe Meta duhet te largohen nje ore e me pare
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama kerkoi dje largimin e kryeministrit Berisha dhe zv.kryeministrit Meta pas komenteve te tyre rreth videoregjistrimit. Saliu dhe Meta duhet te largohen nje ore e me pare. Me kete qeveri te kriminalizuar deri ne piken qe te mohoje sy per sy dhe jo perpara pak por perpara gjithe popullit nje shfaqje tronditese si ajo qe pa Shqiperia e mbare bota e te sulmoje opoziten e mediat e pavarura si te lidhur me krimin nuk ka bashkepunim po vetem beteje qytetare beteje shoqerore beteje popullore per liri e te drejta qe ky vend smund ti lejoje te mbyten ne llumin e bashkimit te Saliut me Meten theksoi Rama. Kryesocialisti mohoi qe video te jete prodhim i opozites por dhe theksoi se qeveria hedh balte mbi median e lire. ifti i llumit Saliu dhe Meta jo thjesht e mohuan njezeri videon por sot te shfaqur mes llumit me ze e fytyre duke u perpjekur me brockulla e shemtime qe sipas tyre i ka bere opozita por qe ne fakt i ka bere nje emision investigativ qe kane marre dhene neper televizione e media te botes u shpreh Rama. Kreu i PS tha se Berisha dhe Meta jo vetem po tallen me popullin sic ndodhi me zgjedhjet por kulmi arrin se ata tani po genjejne sy per sy. Sot doli shume qarte se cfare respekti kane per popullin keta kusare e matrapaze qe duan jo vetem te plackitin gjithcka sic ndodhi me votat por te tallen me popullin e tyre per ta zhytur ne llumin e pushtetit te votave te vjedhura dhe te dy bashke kane marre persiper te vjedhin kete popull sy me sy. Si eshte e mundur qe kaq katerperciperisht ne vend qe te largohen nga ajo qe ndodh per muaj e vite keta thone se populli e meriton ate qe pa dhe u pa dhe ate qe degjoi e u degjua u shpreh Rama. Kryesocialisti akuzoi Berishen dhe Meten si persona te rrezikshem per popullin shqiptar. Sot doli ne pah sa e kercenuar eshte shoqeria nga ky cift pasi neser do jete teper vone se ky bashkim i llumit pas vjedhjes se zgjedhjeve vazhdon te mendoje se dhe pas asaj shfaqjeje te neveritshme mendon se ky popull i meriton keta kusare tha Rama.