E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i Dik Martit ne KiE Shqiperia gati amendamentet

/ /

Kryeministri Sali Berisha u takua dje me presidentin ne detyre te Kosoves Jakup Krasniqi ku biseduan per rreth 45 minuta per kete ceshtje. Ne komunikimin me mediat Berisha tha se delegacioni shqiptar ne KiE do te beje nje amendament ne raportin final qe do te votohet ku do te kerkohet qe Dik Marti te dorezoje te gjitha provat qe ka te EULEX-i. Delegacioni yne shkon ne Asamblene Parlamentare me porosine dhe vendimin qe te kerkoje hetim ne rezoluten qe do te votohet te kesaj ceshtje nga institucionet nderkombetare EULEX dhe Gjykata Nderkombetare dhe amendimi i delegacionit qe do te jete ne rezolute ti kerkoje Dik Martit qe te gjitha te dhenat qe ka tia dorezoje EULEX ose Gjykates Nderkombetare tha kryeministri. Ai e quajti nje raport fund e krye racist dokumentin e hartuar nga Marti teksa shtoi se po ta vini re Dik Marti shkules te veshkave ka zgjedhur shqiptaret dhe marres te veshkave ka zgjedhur hebrenjte. Nuk mund te ishte ndonje rus apo ndonje tjeter per te marr veshka te trafikuara por duhet te ishte hebre per te dale akoma me lakuriq ne racizmin tij. Ndersa presidenti ne detyre i Kosoves Krasniqi pasi hodhi poshte permbajtjen e raportit tha se Prishtina zyrtare eshte e hapur per te gjitha hetimet qe do te kryhet nga institucionet nderkombetare. Ne kemi gatishmerine qe institucionet profesionale nderkombetare te bejne nje hetim te gjithanshem profesional per gjitha akuzat qe i behen luftes se drejte te popullit te Kosoves per liri e clirim tha Krasniqi.

ADI SHKEMBI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›