E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi homazhe në amb. Çeke për vdekjen e ish-Presidentit

Pasi u shprehu ngushëllimet më të ndiera funksionarëve të Ambasadës çeke dhe u përul me respekt para fotografisë së ish-presidentit të parë postkomunist të Republikës së Çekosllovakisë dhe të Çekisë, Presidenti Topi nënshkroi Librin e Zisë të hapur me këtë rast.

“Më lejoni që edhe në emër të popullit dhe shtetit shqiptar, t’ju shpreh ju, familjarëve të të ndjerit dhe mbarë popullit çek ngushëllimet më të sinqerta! Presidenti Havel do të mbetet në kujtesën tonë si modeli i një udhëheqësi vizionar, i moderuar dhe i aftë për të ndryshuar sistemet totalitare e të centralizuara përmes besimit tek demokracia dhe vlerat më të shenjta të lirisë. Iu prehtë shpirti në paqe!”

Gjithashtu, homazhe zhvilloi edhe kryeministri Sali Berisha. Vaclav Havel ishte Presidenti i parë dhe i vetëm post-komunist i Republikës Federative të Çekosllovakisë (1989- 1992) dhe Presidenti i parë i Republikës së Çekisë (1993 – 2003). Me këtë rast ambasada e Republikës së Çekisë në Tiranë hapi sot librin e ngushëllimeve, në të cilin Kryeministri Berisha la një shënim në nderim të figurës së z. Vaclav Havel.

                                                                                             2011-12-21 15:10
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›