E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia: Rritja e çmimeve do të shoqërohet me rivlerësim

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Edmond Panaritin dhe kreu i Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorëve në Bashkinë e Tiranës, Geron Ibrahimi së bashku me Drejtorinë e Tatim Taksave dhe Policinë Bashkiake inspektuan nga afër situatën në tregun pranë ish Uzinës Dinamo. 

Kreu i AMK-së u shpreh i kënaqur me ecurinë e deritanishme ndërsa paralajmëroi bizneset që rrisin abuzivisht çmimet, se do të kenë si referencë për të paguar tatimet për muajt e ardhshëm të vitit tjetër, çmimet që vendosin këtë fundvitit.

Ai tha se puna e Task-forcës po vijon edhe në tregjet më të vogla brenda lagjeve si dhe në sipermarketet e Tiranës. “Ne paralajmërojmë subjektte që fusin këto produkte, të një cilësie ndoshta edhe më të lartë, por që në mënyrë të drejtpërdrejtë do të jenë subjekt i rivlerësimit tatimor për muajt e ardhshëm, ndaj të bëjnë kujdes me rritjen e çmimeve”, tha Ibrahimi. Ai shtoi se inspektimet do të bëhen deri në fund të vitit.

                                                                                             2011-12-21 15:04
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›