Edgar Cani i "jep" asist Josip Kuzhese

www.albania-sport.com - Edgar Cani do ta dëshironte një gol në sytë e trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë, Josip Kuze, por megjithatë sulmuesi shqiptar i Pianenza në Serie A dha asistin e golit në barazimin 1-1 me Vicenza (Serie B). Piacenza kaloi në avantazh në minutën e 35-të, me Moscardelli që shfrytëzoi në perfeksion një asist të shqiptarit Cani. Barazimi i Vicenza erdhi në minutën e 49-të me Botta.
Sulmuesi shqiptar Edgar Cani: “Jam i shumë i kënaqur për asistin që i dhashë Moscardelli, por më duhet të pranoj se edhe jam pak i hidhëruar për rezultatin final. Të fitonim do të ishte shumë i rëndësishme. Klasifikimi? Jemi relativisht të qetë, edhe për faktin që jeni duke vazhduar të shprehim një futboll të bukur. Tani duhet të përqendrohemi në ndeshjen kundër Grosseto. Një goditje për tre pikë do të na lejonte të mbyllnim llogaritë për shpëtimin”.
Trajneri i Kombëtares ishte i pranishëm në stadium për ta ndjekur në aksion Canin dhe për të biseduar më të për ta bindur për të veshur fanellën kuqezi.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 01 Maj 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili