Elis Park çmendet për Maradonën
Në orën 14.40, më tepër se një orë përpara startit të ndeshjes me Nigerinë, Diego Armando Maradona ka hyrë si triumfues në stadiumin “Elis Park” të Johanesburgut. Në fushë ndodheshin lojtarët e Nigerisë dhe trajneri i Argjentinës u takua me përzemërsi me Kanu, me të cilin filloi të bisedonte. Ndërkohë, të gjitha parullat ishin për “Pibe de Oro”: “Gracias dona Tota”, mamaja e Maradonës; “Los Maradonianos” apo “Vamos Diego”. Trajneri, i veshur me kostum dhe kravatë u shfaq i qeshur, thuajse euforik prej emocioneve për debutimin. Ai qëndroi për afro gjysmë orë në fushë, porsi një triumfues.
#