100 milion lekë për Muzeun Arkeologjik të Durrësit

Rikonstruksioni i Muzeut Arkeologjik është projektuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe me një investim me vlerë 100 milion lekë parashikohet ndryshimi i konstruksionit të godinës dhe i ekspozimit të objekteve, sipas standardeve më bashkëkohore.
Projekti përfshin edhe ngritjen në ambientet e tij të një biblioteke dhe një salle konferencash. Rikonstruksioni i Muzeut parashikohet të përfundojë në vjeshtën e vitit 2012, në prag të 100 vjetorit të pavarësisë.
Në ceremoninë e fillimit të projektit për rikonstruksionin ishte i pranishëm edhe Kryeministri Sali Berisha, i cili theksoi se duhet të hapen edhe muze të tjerë ku të paraqiten trashëgimitë kulturore të Shqipërisë. “Durrësi, në të gjithë lashtësinë e tij, ka qenë një qytet ndër më të rëndësishmit e më të spikaturit në Mesdhe. Durrësi ishte porti dhe qyteti, ku perandorët dhe perandori vendosën projektet e tyre të mëdha. Jo rastësisht këtu, Adriani ndërtoi amfiteatrin, themeloi bibliotekën, faktikisht, ndërtoi Durrësin e përjetësisë. E vërteta është se Durrësi është një pasuri shumë e madhe kulturore, një trashëgimi jashtëzakonisht e çmuar”, ka thënë kryeministri. /Start/
2011-07-19 15:36