800 milionë lekë për ish-pronarët
28/12/2011 Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit pret shtyrje të afatit për njohjen e pronës
Deri në fund të javës, 2 400 pronarë do të marrin paratë e dëmshpërblimit
Kompensimi
AKKP do të kompensojë edhe 2400 pronarë të tjerë, prona e të cilëve është e prekur nga ndërtimet pa leje. Ata do të mund të marrin këstin e kompensimit financiar nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave deri në fund të javës. Bëhet fjalë për 2 400 pronarët e vjetër, tokat e të cilëve janë të zëna tokat nga ndërtimet informale, të cilët do të përfitojnë shumën totale prej 800 milionë lekësh. Ky fond përbën 10 për qind të totalit të shumës financiare që duhet të përfitojnë për kompensimin e plotë të pronave të tyre të 2400 pronarët e përzgjedhur në këtë grup. Burime të AKKP-së bëjnë të ditur se gjatë vitit 2011 sipas grupeve të ish-pronarëve arrin në 1,3 miliardë lekë shuma e dhënë nga Agjencia, e cila përbën 37 për qind të fondit.
Skadimi i afatit ligjor
Më 31 dhjetor 2011 skadon afati i vendosur me ligj për përfundimin e procesit të kthimit të pronave tek pronarët e vjetër ligjorë, ndërsa janë rreth 5 000 dosje ende pa vendimet përkatëse të njohjes së pronave, ku pjesë e tyre do të jetë dhe kompensimi fizik, apo financiar. Mbyllja e degëve rajonale të AKKP-së në qershor 2009, ndikoi në ngadalësimin e shqyrtimit të dosjeve të depozituara. Burime zyrtare të AKKP bëjnë të ditur se ministria e Drejtësisë po punon për shtyrje të këtij afati përmes disa ndryshimeve të ligjit për kthimin e pronës, që pritet të pasqyrojë zbatimin e 12 rekomandimeve të Bashkimit Evropian prej Integrimin, një prej të cilave u takon rregullimit të titujve të pronësisë, rekomandimeve të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut të Strasburgut dhe vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese për këtë problem. Shtyrja e afatit pritet të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm, gjë që ka shumë gjasa të kërkojë rreth dy muaj kohë, deri në bërjen efektive të ligjit. Megjithatë, AKKP-ja do të vijojë me shqyrtimin e dosjeve, pa u penguar nga ky handikap ligjor, që ka shumë mundësi të zgjidhet më herët në kohë. Nga ana tjetër, sipas planit të miratuar nga qeveria në prill të këtij viti, duke nisur nga fillimviti 2013, AKKP duhet të nisë zbatimin e skemës për kompensimin fizik të ish-pronarëve. Për këtë proces po punohet për një informacion të saktë dhe përfundimtar mbi numrin e subjekteve që kërkojnë kompensim, si dhe faturën totale financiare të procesit.
Fondet e shpërndara
Gjatë vitit 2011 u ndanë 1,3 miliardë lekë pjesë e fondit për kompensimin financiar të ndarë për ish-pronarët nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP), pronat e të cilëve janë zënë nga ndërtimet informale. Ky fond përbën 37% të totalit të nevojshëm për këtë lloj kompensimi. Ndërkaq, deri në fund të kësaj jave, AKKP ndan këstin e fundit për vitin 2011 për 2400 ish-pronarë, të cilët do të përfitojnë shumën totale prej 800 milionë lekë, që përbën vetëm 10% të totalit financiar për këtë grup pronarësh. Gjatë vitit 2011, AKKP ndau disa këste financiare për grupe ish-pronarësh, tokat dhe trojet e të cilëve rezultojnë të zëna nga ndërtimet informale që ndodhën gjatë 20 viteve të fundit: 23 mars - AKKP, në mbështetje të vendimit të qeverisë "Për përcaktimin e rregullave dhe të kritereve për shpërndarjen e fondit të kompensimit, pronarëve, në të holla, për vitin 2011", njoftoi fillimin e procesit të pranimit dhe të regjistrimit të kërkesave për kompensimin në të holla nga fondi në të holla për vitin 2011 për subjektet e shpronësuara, prona e të cilëve është njohur për kompensim.
Tabelë
Kronologjia e kompensimeve në kohë
25 prill - AKKP njoftoi përfundimin e procesit të pranimit dhe regjistrimit të kërkesave të subjekteve të shpronësuar për kompensim në të holla, pasi evidentoi në total 1012 kërkesa për kompensim pronash në qarqet Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Fier, Korçë, Kukës Gjirokastër, Berat, Lezhë dhe Dibër. Pas shqyrtimit të 1012 kërkesave, përfituan 107 subjekte të shpronësuar sipas renditjes kronologjike, duke filluar nga vendimi më i vjetër në kohë, ku vendimi i fundit përfitues daton 23 shtator 1994.
9 maj -AKKP njoftoi përfundimin e shqyrtimit të grupit të katërt të kërkesave të pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale, duke u kompensuar me këste në masën 37% të shumës së përgjithshme në të holla. Dy këstet e para të kompensimit u ndanë për 49 kërkesa, ku 92 pronarë përfituan shumën totale prej 56 862 184 lekësh.
15 gusht- AKKP përfundoi shqyrtimin e 1012 kërkesave, ku rezultuan përfitues 107 subjekte të shpronësuar sipas renditjes kronologjike nga vendimi më i vjetër në kohë të fondit total prej 670 milionë lekësh, vënë në dispozicion nga qeveria.
16 shtator- AKKP njoftoi përfundimin e procesit të kompensimit për 43 kërkesa të depozituara, ku përfituan 100 pronarë në shumën totale 117,864,528 lekë dhe për këstin e shpërndarë në 88 kërkesa të depozituara rishtazi në agjenci, përfituan 296 pronarë me shumën totale 268 938 499 lekë.
18 nëntor- AKKP shqyrtoi grupin e 5-të të kërkesave të pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale dhe që përfitojnë shpërblimin e saj me këste. Nga ky proces përfituan 100 pronarë shumën e përgjithshme 117,864,528.14 lekë.
19 nëntor- AKKP shqyrtoi grupin e 5-të të kërkesave të pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale dhe që përfitojnë shpërblimin e saj me këste. Në përfundim të procesit, kësti u shpërnda për 88 kërkesa të depozituara rishtazi, ku përfituan 296 pronarë shumën e përgjithshme 268 938 499 lekë.
23 dhjetor -AKKP njoftoi përfundimin e shqyrtimit të 509 kërkesave për shpërndarjen e këstit të tretë të shpërblimit për pronarët e pasurive që preken nga ndërtimet informale. Nga ky këst përfituan 2300 pronarë në shumën e përgjithshme, 594 459 432, 63 lekë.
Deri në fundjavë- 2400 pronarë të vjetër do të përfitojnë shumën totale 800 milionë lekë nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, (AKKP), që përbën 10% të totalit të shumës financiare që duhet të përfitojnë.