Berisha vlerëson ministrat e rinj dhe akuzon Ramën se po përçan ish-të përndjekurit dhe se po e lënë energjitë
Mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Berisha e ka nisur me urimin dhe vlerësimin për ministrat e rinj. Sipas Berishës, ata janë personalitete të shquara, që kanë dhënë një kontribut të madh në Shqipëri.
Iu uroj detyrën ministrave të rinj, personaliteteve në fusha të cila premtojnë në këtë qeveri. I uroj suksese poetit dhe shkrimitarit të shquar, Visar Zhytit, të riut që zgjodhi në mbrojtje të vlerave të lirisë kundështimin e një regjimi barbar. Visar Zhyti është një përfaqësues i elitës kulturore të vendit, por edhe një përfaqësues i shpirtit të qëndresës së kombit shqiptar. Një përfaqësues i shtresës së të përndjekurve politik, që kanë qënë dhe mbetet mbështetja kryesore, e pamposhtur e demokracisë, lirisë dhe vlerave të saj dhe i Partisë Demokratike në tërësi tha Berisha.
Doktor Halim Kosova është njeriu që i frymëzuar nga parimet më të larta njerëzore në shërbim ndaj njeriut, në njërën prej fushave më delikate e të rëndësishme, ka shkrirë energjitë e tij me sukses të madh, përkushtim. Ai ka dëshmuar gjatë këtyre viteve aftësi të shkëlqyera menaxhuese, që nuk është shumë e zakonshme në botën medikale, ndaj edhe në këtë aspekt ky sektor udhëhiqet jo vetëm nga një personalitet me kompetencë shkencore, me aftësi profesionale të madhe përkushtim e humanizëm të lartë, por nga një personalitet me aftësi menaxheriale shumë të zhvilluara dhe kam besimin se reformën do ta cojë përpara. Shkëlqen me mungesën e tij ministri i Ekonomisë, Florion Mima, që është në një detyrë. Ai ka kontribut shumë të rëndësishëm në të gjitha reformat e kryera gjatë këtyre viteve nga qeveria e PD dhe koalicionet e saj, me aftësi profesionale, dinjitet dhe përkushtim të madh. Do vazhdojmë vendosmërisht reformat, vijoi Berisha.
Në fjalën e tij Berisha ndërkohë akuzoi kreun e PS-së, Edi Rama, se po tenton t`i përçajë ish-të përndjekurit politikë.
Rama tha se Spaçi ka qenë një pasuri e madhe. Spaçi ka qenë një ferr. Për etërit e Rames natyrisht që ishte pasuri, por për ata qe e vuanin ishte një ferr. Zoti Rama duhet ta dije se ka ligje ky vend, ky do të rikthehet në kohen e Ramiz Alisë, nuk mund të rikthehet më. Le të vazhdojë edhe pak kohë këto përçarje, se e vërteta është se ora po afron, dita po afron, energjitë po e lëshojnë. Këto janë punët e tij, unë çështjet i kam me zgjedhësit, tha Berisha. /b.l