E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonisë nuk i intereson integrimi në BE

Stefan Fule dhe Nikola Gruevski

Një dokumenti i publikuar nga Wikileaks zbulon se Maqedonia nuk e dëshron hyrjen në Bashkimin Evropian. Ky vend edhe pse ka marrë statusin kandidat që prej vitit 2005 nuk ka bërë as një hap përpara për tu bërë pjesë e unionit (Maqedonia aplikojë për statusin kandidat në mars të 2004 dhe Këshilli i Ministrave të BE-së vendosi të pranojë dhënien e statusit në dhjetor të 2005).

Për justifikim por përdoret debati me Greqinë lidhur me emrin, pasi kjo e fundit ka vendosur veton në BE por dhe në NATO. Mungesën e vullnetit nga ana e Maqedonisë për tu bërë pjesë e BE-së e vërteton një dokument i qendrës analitike “Startford” që mban datën e vitit 2009, ku citohet një diplomat i lartë perëndimor.

“Maqedonia nuk dëshiron që të hyjë në Evropë dhe andaj problemi me Greqinë përdoret si taktikë për të zvarritur reformat e nevojshme, ky është qëndrimi i një eurodeputeti, i afërt me ministrin e jashtëm suedez, Karl Bild, në shtator të vitit 2009. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›