Rama në Twitter: Dështimi për statusin, dështim i Berishës

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “Twitter” në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha në mbledhjen e grupit të PD-së.
Duke i cilësuar akuzat e Berishës se opozita po pengon integrimin si shpifje, Rama theksoi se dështimi i Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat për të tretën herë është dështim i kryeministrit, të qeverisë dhe politikave të dështuara të tij.
“Atëherë pse Shqipëria po dështon prapë me statusin?E thjeshtë:Sepse KM ka dështuar,qeveria ka dështuar, politikat e tyre kanë dështuar” thekson Rama.
Ai ka theksuar se Berisha shpif teksa fajëson dhe akuzon opozitën për këtë deshtim. “KM s`ka asgjë tjetër për të thënë për dështimin me statusin përveçse të shpifi përditë duke akuzuar opozitën.PS ka votuar çdo ligj me 3/5!”shkruan Rama.
Sipas tij, ky dështim nuk mbulohet me baltën e shpifjeve dhe nuk justifikohet kurrësesi duke hedhur fajin mbi opozitën! “Këtë turp le ta mbajë qeveria” shkruan Rama. Sipas tij, fakti është se Kodi Penal u votua dhe PS dha kontributin kryesor në ndryshimet e tij.