Berisha fton opoziten te bashkepunoje per reformat e integrimit
Kryeministri Berisha në mbledhjen e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ngriti akzua të forta ndaj kreut të opozitës Edi Rama lidhur me procesin e integrimit. Duke folur pas kthimit nga Brukseli shefi i qeverisë tha se, Rama ndjek një politikë penguese dhe bllokuese përsa i përket integrimit të vendit në BE. Sipas tij Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë disa herë se procesi është gjithëpërfshirës, që kërkon mbështetjen e palëve dhe duhet të jetë plotësisht i merituar.
“Opozita kërkoi t’i impononte mazhorancës amendamente absurde që vetëm Hugo Chavez i kërkon”- tha Berisha, përsa i përket amendamenteve të PS-së për dënimin kolektiv.
Ndërsa pyetjes së përsëritur se çfarë do të ndodhë me integrimin Berisha tha se ishte përgjigjur me rezerva për opozitën, e cila sipas tij synon kryekëput bllokimin e integrimin.
Ndërkaq ai shtoi se qëndrim i mazhorancës është i palëkundur për të bashkëpunuar me opozitën. “Kërkova bashkëpunim për reformën e imunitetit, ne jemi të gatshëm të votojmë për heqjen e imuniteteve”- u shpreh Berisha, ndërsa ftoi opozitën të bashkohet në këtë proces.