E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes 23-vjecarja ne maternitet

Nje 23 vjecare ka gjetur vdekjen dje ne maternitetin e Sarandes pas nje lindje me operacion. Enkelejda Osmani nga Xara e Sarandes, ka nderruar jete rreth ores 11 te dites se sotme ne maternitetin e Sarandes. Sipas familjareve te 23-vjecares, mesohet se ajo kishte 8 dite qe kishte lindur dhe po qendronte ne ambientet e maternitetit per te marre veten, por nga ana e mjekeve sipas tyre nuk u morren masa te menjehershme. Ata akuzojne drejtperdrejte mjeket. 23 vjecarja Osmani ishte nene e 3 femijeve, nderkohe qe per kete rast jane nisur nga prokuroria e Tiranes prokurore si dhe mjeke ekspert per te zbardhur ceshtjen. Nderkohe sipas burimeve te policise mesohet se trupi i te ndjeres do t’i nenshtrohet ekspertizes mjeko-ligjore.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›