“Vleresim per njohjen e Kosoves”
Ministri i Puneve te Jashtme i Letonise, Maris Riekstins, tha dje se sinjalet qe Shqiperia te marre ftesen per NATO jane shume pozitive. Vleresimin kreu i diplomacise letoneze i beri ne zyren e Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli. Kryetarja e njohu ministrin me ecurine e reformave ne Shqiperi, ne ate ne sistemin e drejtesise dhe zgjedhore. Sipas saj, me hapat e ndermarra vendi yne eshte shpreseplote per marrjen e fteses per anetaresim ne NATO ne Samitin e ardhshem te Bukureshtit, qe do te mbahet ne muajin prill. Nga ana tjeter, Topalli falenderoi ministrin letonez edhe per njohjen e shtetit te Kosoves, si shenje e mbeshtetjes se paqes dhe stabilitetit ne rajon. Biseda vijoi me pas me mundesite per rritjen e shkembimeve te vizitave dypaleshe e forcimin e bashkepunimit ne te gjitha fushata, ne funksion dhe te integrimit.