E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi me Perez, fton biznesin izraelit në Shqipëri

TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi është takuar sot me homologun e tij izraelit, Shimon Perez.

Presidenti Topi i ka paraqitur Perezit legjislacionin lehtësues tatimor që ofron Shqipëria, “tashmë një anëtare e NATO-s dhe në pritje të marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE”, duke vënë në dukje se burimet e shumta natyrore të vendit tonë mund të jenë me mjaft interes për investitorët izraelitë në fusha si agro-industia, infrastruktura, teknologjia e informacionit, bioteknologjia, kërkimi shkencor, turizmi, etj. Topi ka vlerësuar hapjen e Ambasadës së Izraelit në Shqipëri, e cila do të ofrojë mundësi të drejpërdrejta për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Edhe Perez theksoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit ekonomik duke vënë në dukje klimën e favorshme që ekziston në Shqipëri për tërheqjen e investitorëve të huaj. Në këtë pikë Presidenti izraelit Shimon Perez u shpreh se: Inkurajon investitorët izraelitë të rrisin praninë e tyre dhe të shikojnë mundësitë për investime në Shqipëri.

Presidenti i Shtetit të Izraelit, Shimon Perez, vlerësoi marrëdhënit mes dy vendeve, ndërsa vlerësoi rolin e Presidentit Topi si simbol i bashkimit të populli, duke theksuar se kontributi i tij pozitiv e moderator për tranformimin dhe arritjet e Shqipërisë janë për tu admiruar dhe vlerësuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›