Rekordi, 800 mijë refugjatë në 2011-ën

Refugjatë tunizianë dhe libanë në vitin 2011
Sot, në Ditën Botërore të Refugjatëve, UNHCR bën publik bilancin e vitit të lamë pas.
Është pikërisht viti 2011, ai që shënon rekordin më të lartë të numrit të refugjatëve në gjithë botën. Është quajtur edhe viti i refugjatëve, ose viti i zi. Përbri sloganit në faqen online të UNHCR-së, edhe një familje e shkatërruar nga lufta është shumë, raporti i ri i kësaj organizate përmend: gjak, revolta, represione, boom kërkesash për azile.
Të 12 muajt që kaluan kanë shenjuar si kurrë më parë numrin më të lartë të refugjatëve. Por edhe një fakt pozitiv: 3,2 milionë njerëz janë kthyer në shtëpi. Përveçse vit i rënies së Gheddafi-t, Ben Ali-ut dhe Mubarak-ut apo i triumfit të Ouattara në Bregun e Fildishtë dhe i fundit të Bin Laden-i, për qindra e mijëra njerëz viti 2011 do të kujtohet si viti në të cilin janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre dhe atdheun. Si viti i refugjatëve”. Pranvera arabe, konflikte të reja, kriza të kohëve më të vjetra, njohën një fluks daljeje nga vendi, që nuk po ndalet.
Dhe kanë dhuruar këtë vit rekordin më të rëndë të refugjatëve që nga viti 2000, prej 800 mijë njerëzish. Këtë numër raporton raporti i fundit i Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për refugjatët. “Viti 2011 ka parë vuajtje të përmasave të paharrueshme”, është shprehur Komisioneri i Lartë i OKB-së, Antonio Guterres. /M.A./