Samiti në Meksikë, shuplakë për Angela Merkel

Angela Merkel
Fondi Monetar Ndërkombëtar jep 456 miliardë dollarë. G20 premton zhvillim dhe vende pune. I jepet udhë një plani anti-shtrëngesë. Lagarde: “Është dyfishuar aftësia e Fondit Monetar Ndërkombëtar për të dhënë hua”. Rritet bashkëpunimi mes SHBA dhe BE. Por mungojnë masat konkrete.
LOS CABOS Samiti i G20 në Meksikë, politikisht është një shuplakë për kancelaren “shtrënguese” Angela Merkel. Në përfundim të tij vendoset të çelen fondet anti-krizë. Ka qenë vërtet tepër kënaqësi shtesa prej 456 miliardë dollarë nga fondi i FMN për tu përdorur si ‘firewall’ për Europën. India dhe Rusia do të marrin pjesë në këto ndihma me nga 10 miliardë dollarë secili, ndërsa Kina do të ndihmojë me 43 miliardë dollarë në shtimin e burimeve. 15 miliardë do të vijnë nga Arabia Saudita, Korea e Jugut dhe Britania e Madhe. Zona Euro do të kontribuojë me 150 miliardë.
“Duam të promovojmë rritjen dhe krjimin e vendeve të punës, lexohet në bocetin e deklaratës përfundimtare të G20 në Los Cabos. Por dokumenti, i marrë nga agjencia Associated Press, mbetet në realitet i vakët në udhët e zhdukjes së krizës.
20 të Mëdhenjtë e G20 kanë prodhuar një plan global për krijimin e vendeve të punës, objektiv parësor, për tiu kundërvënë efekteve të krizës ekonomike evropiane. Vende pune edhe përmes shpenzimeve publike, ide të cilës Gjermania i është kundërvënë gjithmonë. Bilanci zhvendoset pra tek shkurtimi i shpenzimeve dhe liderët bëjnë të ditur një Los Cabos Growth dhe Jobs Action Plan për të arritur këto objektiva. Por detajet se si mund të bëhen janë tepër kursimtare.
Pas kësaj qëndron sigurisht forca e Shteve të Bashkuara dhe gjithë atyre vendeve, të frikësuara nga përcjellja e krizës evropiane drejt vendeve të tyre.
Vendimet e G20 mbërrijnë një ditë pasi tregjet nuk e ndjenë rezultatin e zgjedhjeve në Greqi si një hap i parë drejt normalizimit. Përkundrazi, spekulimi u spostua egërsisht drejt Spanjës dhe Italisë, duke i shqetësuar krerët e G20, derisa morën këto masa. /M.A./