E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, grabitje me maska dhe me armë

Grabitje me arme dhe maska, foto arkiv

Një person i maskuar ka grabitur një familje në kryeqytet nën kërcënimin e armës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën Jordan Misja.

Një person i maskuar dhe i veshur me rroba të zeza dhe me dorashka është futur në banesën e shtetasit Petrit K. dhe nën kërcënimin e armës, e dyshuar automatik, e ka detyruar këtë të fundit të hapte minimarketin që kishte në pronësi dhe ka arritur të marrë një sasi të konsiderueshme parash, karta telefonike, paketa cigaresh dhe sende të tjera me vlerë.

Sipas policisë, grabitësi dyshohet të jetë ndihmuar dhe nga persona të tjerë, të cilët e prisnin me një automjet jashtë shtëpisë së grabitur.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga kjo grabitje. Ndërkohë vazhdojnë hetimet nga komisariati numër 3 për kapjen dhe identifikimin e autorëve të ngjarjes. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›