E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi takim me homologun izraelit: Rritje të investimeve në Shqipëri

Në kuadër të vizitës së tij në Izrael me ftesë të Presidentit izraelit Shimon Perez, Presidenti Bamir Topi është pritur në një takim zyrtar nga homologu i tij izraelit. Të dy bashkëbiseduesit kanë vënë në qendër të diskutimeve të tyre marrëdhëniet historike mes dy vendeve.
 

Ndërkaq Topi dhe Perez theks të vecantë kanë vënë dhe në domosdoshmërinë e rritjes së investimeve, ku Presidenti izraelit premtoi se do të inkurajojë dhe nxisë investitorët izraelitë që të rrisin investimet në Shqipëri.
 

Presidenti Bamir Topi do të marrë pjesë në konferencën presidenciale "Përballja me të nesërmen", që do të zhvillohet në Jeruzalem, së cilës do t`i drejtohet edhe me një fjalim të veçantë kushtuar temës: "Ekonomia botërore - a do të përkeqësohet para se të përmirësohet?"

Konferenca e katërt Presidenciale në Shtetin e Izraelit do të mbledhë personalitete të shquara botërore në politikë, ekonomi, industri, shkencë dhe teknologji, arte dhe kulturë, intelektualë dhe udhëheqës fetarë si dhe përfaqësues të brezit të ri të udhëheqësve në fushat e tyre respektive nga anembanë bota.

Presidenti Topi pritet të zhvillojë takime me personalitete të ndryshme botërore të politikës, ekonomisë, sociologjisë, etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›