Prokuroria çon në gjyq 4 ish- agjentë doganorë
Dyshohet se për qëllime përfitimi ata kanë abuzuar me procedurat e zhdoganimit të makinave. Doganierët u arrestuan në prill të këtij viti në një operacion të organizuar nga policia dhe njësia "Task-Force
TIRANE- Prokuroria përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq 4 ish- punonjës të Doganës së rrethit Tiranës, që akuzohen për abuzime lidhur me procedurat e zhdoganimit të automjeteve.
Burime zyrtare nga Prokuroria e Tiranës konfirmuan sot se kanë regjistruar për shqyrtim në gjykatën e rrethit çështjen penale në ngarkim të shtetasve, Engjell D. Olgert I. Xhevdet M. dhe Ylli Sh., të akuzuar për "falsifikim të dokumenteve zyrtare" dhe "korrupsion".
Të 4 ish-punonjësit e doganës së Tiranës dyshohen se për qëllime përfitimi kanë zhdoganuar disa makina, përmes falsifikimit të dokumenteve zyrtare.
Ata u arrestuan në 14 prill 2009, në një operacion të organizuar nga policia dhe njësia "Task-Force" e ngritur në Prokurorinë e Tiranës për luftën kundër krimit ekonomiko-finaciar dhe korrupsionit.
Nga të njëjtat burime mësohet se hetimet për këtë çështje kishin nisur që në fillim të vitit 2009, kur organet hetimit siguruan disa informacione, të cilat kompromentonin aktivitetin e ish- agjentëve doganorë.
Procesi gjyqësor ndaj tyre pritet të nisë së shpejti.
(d.b/BalkanWeb)