Topi mesazh Obames Populli shqiptar bashkohet me lutjet tuaja per shpirtrat e viktimave
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i dërgoi një mesazh solidariteti Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama me rastin e dhjetë vjetorit të sulmeve kriminale të terroristëve të Al Kaedës kundër kullave binjake Ëorld Trade Center në Nju Jork.
Në mesazhin e tij Presidenti shqiptar shkruan: “I nderuar President Obama, Me rastin e përvjetorit të dhjetë të sulmeve kriminale të terroristëve të Al Kaedës kundër kullave ETC në Nju Jork, ku humbën jetën tre mijë shtetas amerikanë të pafajshëm, ju shpreh Juve dhe gjithë popullit mik amerikan solidaritetin tim më të sinqertë duke u bashkuar me lutjet tuaja që shpirtrat e tyre të prehen të qetë në parajsë. Është detyrë e gjithë popujve dhe qeverive të mbarë botës të bashkohen në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar si armik i paqes dhe i sigurisë globale. Presidenti Topi vazhdon se populli shqiptar ka qenë dhe do të mbetet edhe në të ardhmen përkrahë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kështjellës më të madhe të demokracisë dhe të paqes sot në botë. Në çdo moment historik për kombin shqiptar ne kemi patur përkrahë mbështetjen e fuqishme të popullit dhe të qeverisë amerikane.”
Mesazhi mbyllet me shprehjen e solidaritetit nga ana e shqiptareve për të gjithë familjarët e viktimave dhe gjithë popullit amerikan.