Ministria e Jashtme përshëndet eleminimin e Bin Ladenit

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka përshëndetur sot eliminimin e kryeterroristit Osama Bin Laden, gjatë një operacioni të suksesshëm të forcave amerikane.
Në një deklaratë për shtyp MPJ-ja thekson se në këtë ditë, populli shqiptar bashkohet me ndjenjat dhe solidaritetin e popujve të mbarë botës, që kanë vuajtur pasojat e akteve të pashembullta të terrorizmit ndërkombëtar, përfshi 11 shtatorin.
“Shqipëria, si një nga vendet e para që iu bashkua aleancës kundër terrorizmit ndërkombëtar, shpreh bindjen se qëndrimi i palëkundur në luftën kundër akteve terroriste dhe frymëzuesve të tyre, përbën kyçin e suksesit të luftës sonë të përbashkët për të siguruar paqen dhe lirinë në botë” thuhet në deklaratën e MPJ-së.